Nga Valmir Kuci

Duke ecur ne varrezat e Shqiptareve,te rene ne betejen e Canakalas se Turqise ne vitin 1915,ne guret e te cileve mund te lexosh edhe emerat e qyteteve nga kan ardhur te renet.Si Manastiri,Shkupi,Prizereni, Kumanova,Vlora,Peja,Presheva,Elbasani,Gjakova e tjer.Vertet qe mund te thirret dhe quhet Canakalaja e Shqiptareve.Historia dhe Kultura shqiptare sa eshte e pasur,aqe eshte edhe e dhimbshme dhe tragjike Duke pare mbishkrimin e varreve arrihet ne konstatimin se kjo Betej,eshte edhe e shqiptareve dhe qe kane qene perballe aleances luftarake te Antantes,e cila perbehej nga shtete si Anglia,Australia,Zelanda e Re dhe Franca.
Fatekeqesisht deri tani Historografia – Shqiptare kete betej e ka lene ne harresE te plote,edhe pse kjo ngjarje ka bere qe mijera shqiptar ti pergjigjen thirrjes se Turqise,duke shkuar per te luftuar per mbrojtjen e saj dhe konkretisht ne betejen e Canakalas. Edhe 102 vite pas kesaj beteje ne Canakala ende mund te nuhasesh eren e barotit,dhe mund te degjosh krismat e armeve,edhe sot e gjithe Artileria e armeve te perdorura nga Ushtria Turke,dhe qe aso kohe ende ishte Perandori vazhdojne te ekspozohen por tani si Atraksion e Eksponat Turistik.
Kjo beteje ishte nje nder betejat me te pergjakshme te Lufte se Pare Boterore,e zhvilluar nga 24 – Prilli 1915 e deri me 8 Gusht po te vitit 1915.Ne fillim te shek.V para eres sone.Leka i Madh filloi fushaten pushtuese prej vitit 334 po para eres sone,keto vise i pushtuan Romaket ne shek II gjithnje para eres sone. Me vone Sulltan Mehmeti i II (Fatiu) ne shek.XV themeloi qytetin e Canakalas.Ne shekullin e kaluar dhe konkretisht ne vitin 1915 Mustafa Qemal Ataturku,Komandant i Divizionit te XIX te armates se Turqise arriti nje fitore te shkelqyer kunder anetareve te Antantes,ngushtica e Dardaneleve e ndan Evropen prej Azize se Vogel,dhe kur didet se ka nje histori mijera vjecare te mbushur me mite e legjenda,ne ate rajon gjendet edhe Troja Legjendare.Beteja e Canakalas ne mes dy ushtrive jo te barabarta ne numer si dhe ne armatim.Dhe ku perballe njera – tjetres,ishin vene Aleanca e Antantes e
perber nga Anglia,Franca,Australia,Zelanda e Re e tjer,dhe nga ana tjeter Divizioni i XIX i ushtrise Turke. i perber Kryesisht nga Shqiptar te Rumelis dhe nga Turqe nen komanden e shqiptarit.Mustafa Qemal Ataturk.Ngjarje kjo e cila ne vitin 1915 plazhet e Galiopolit te Turqise i ktheu ne katastrofen me te madhe te Luftes se pare Boterore.
Ende sipas historianeve shtrohet pyetja se si ka mundesi, qe shqiptaret kane marre pjes masivisht ne kete lufte,dhe konkretisht ne betejen e Canakalas.Dhe ne nje moment kur pase luftes se pare Ballkanike
Turqia i kishte humbur te gjitha kto troje, qe deri ateher ishin ne kuader te Perendoris Osmane.
Faktet jan kokforte,sepse para luftes se par Ballkanike teritoret e Maqedonis se sotme te Kosoves te Sanxhakut e tjer,kishin hyre ne kuader te Mbreteris Serbo – Malazeze.Serbet filluan presionin e madhe per shpernguljen e Shqiptareve nga Trojet e tyre.Nderkohe qe nje pjes e madhe e popullesise Shqiptare u vra,sipas statistikave zyrtare 120 – 150  mije Shqiptar u vrane.Nga Serbo – Malazezet.Ndersa pjesa tjeter u shperngul ne drejtim te Turqise.Gjithsesi mbetet ende enigme se si ka mundesi dhe se si e pse Shqiptaret shkuan aqe large me mijera kilometra,dhe per te mbrojtur nje shtet tjeter,per te cilin dhane edhe jeten.
Historianet thone se nje nga arsyet, ka qene mobilizimi me dhune i shqiptareve nga Serbet,per te luftuar perkrah ushtrise Serbe.Me fillimin e luftes se I Boterore ushtria serbe per ti’u kunderven ushtrise Austro – Hungareze dhe asaj Gjermane mobilizoi Shqiptaret me dhune dhe i vendosi ne vijen e pare,te frontit qe te shkojne mish per top,me qellim qe te perballojne sulmin Gjerman,dhe njekohesisht te likujdoje shqiptaret ne lufte me Austro – Hungarine.Shperngulja ka filluar ne Tetor te vitit 1912 ku pjesa me e madhe e popullesis shqiptare u vendos ne Anadoll dhe Azine e Vogel,sepse austro – hungaria ne fillim te luftes se pare boterore i shpalli lufte Serbise,nderkohe qe Serbia shpall mobilizimin e pergjithshem.
Shqiptaret per t’iu kunderven mobilizimit ne rradhet e ushtrise serbe,u shperngulen drejt Turqise.
Nga tetori i vitit 1912 e deri ne fund te vitit 1915 rreth 500.000 shqiptare shkuan dhe u vendosen ne Turqi.Historianet Turqe thone se shqiptaret kan luftuar krah – perkrah me ushtaret Turqe ne betejen e Canakalas,turqit thone se eshte shume interresante ,se si ka mundesi qe pase tratativave te shqiptareve te vitit 1910 – 1911 – 1912 per tu ndare nga perandoria, vetem tre vjet me vone,shqiptaret pra ne vitin 1915 shkuan per te shpetuar Turqine.Dhe te habitur nga ky fakt serish turqit thone se shqiptaret erdhen symbyllur,per te mbrojtur turqine,nga e cila ishin ndare ne vitin 1912.
C’ ka do te thote se faktoret e brendeshem,dhe te jashtem per Pavaresin e Shqiperise gjithnje sipas historianeve turqe nuk jene real.Sipas historianeve shqiptare aso kohe shqiptaret kishin vetem nje alternative ose mobilizimin ne ushtrin Serbe ose vdekjen.Pikerisht ne kete kohe filloi edhe lufta e Canakalas dhe shqiptaret menduan se eshte me mire,te shkojne ne nje vend tjeter, e te luftojne
per liri, se sa te vdesin per shtetin Serbe.Ne keto kushte me mijera shqiptar iu pergjigjen ftese se Sulltanit per te mbrojtur teritoret Turke.dhe vecanarisht ne betejen e Canakalas.
Ne betejen e Canakalas jane vrar 503.000 luftetare.253.000 te vrare nga radhet e Aleances se Antantes.
Dhe 250.000 te vrare nga radhet e Ushtrise Osmane.ne mese te cileve kan mbetur te vrare 25.000 Shqiptare.Nderkohe qe te mobilizuar ne radhet e ushtrise Turke kane qene 35.000 Shqiptare.
Pjesa me e madhe e te cileve jan vrare,sipas historianeve Turqe roli i shqiptareve ne betejen dhe fitoren Turke te Canakalas, ka qene shume i rendesishem,turqit pra historianet e tyre ,thone se ne, me shqiptaret kemi nje histori te perbashket 500 vjecare.Nderkohe qe sipas tyre,shperthimi i kryengritjeve shqiptare,ne vitet 1910 – 1912 kunder Turqise ka ardhur si shkak i dy ceshtjeve te cilat turqit thone se jane.
E para Administrimi i keq,qe kan zhvilluar Administratat e ndryshme,dhe arsyeja e dyte ka qene se Anetaret e Partise se Progresit,kane keqinformuar disa veprimtare shqiptare, te cilet kane nisur kryengritjet,c’ka me se shumti thone turqit mund te quhet edhe si problem i brendeshem i shqiptareve.
Padyshim se nje role shume te rendesishem ne thirrjen e shqiptareve,per te luftuar ne mbrojtjen e Turqise,ka luajtur edhe komandanti i divizionit te XIX.i ushtrise Turke, Mustafa Qemal Atataturk i cili eshte me origjin shqiptare.Pasi Babai i tij, eshte nga Stebleva e Peshkopise.Babai i Ataturkut ka qene tregtar i njohur i kohes,dhe qe ne rinin e tij eshte vendosur ne Selanik te Greqis,vende ku ka lindur edhe
Mustafa Qemal Ataturk.pikerisht ne vitin 1881.
Babai i Ataturkut vdes ne moshe relativisht te re, dhe nena e tij martohet me nje Turk,c’ka ben qe ata te vendosen ne Turqi.Ne moshen 12 vjecare Atataturk lene shkollen fetare dhe vazhdon ate ushtarake.Ku edhe spikat si komandant , duke u bere me pase edhe Udheheqesi Themeluesi e Drejtuesi i Turqise ‘’Moderne’’.C’ka ka bere qe te quhet edhe Ati i Kombit Turk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here