Studimet e viteve të fundit kanë konfirmuar se aspirina parandalon atakun në zemër, goditjet në tru por përdoret shumë edhe për shëndetin e gjakut.
Aspirina është një nga ilaçet që nuk mungon në asnjë shtëpi shqiptare dhe përdoret edhe për dhimbjet më të zakonshme.
Ky ilaç kaq i përhapur, mund të përdoret edhe për shumë probleme të tjera që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me shëndetin.
Heq njollat e djersës
Nëse këmisha juaj e bardhë ka marrë njolla që duket sikur nuk do të ikin kurrë, merrni dy aspirina, bëjini pluhur dhe përziejini me gjysëm gote me ujë të ngrohtë.
Zonën e njollosur mbajeni në këtë solucion për dy ose tre orë dhe njolla do të zhduket.
Aspirina për ngjyrën e flokëve
Ngjyra e flokut ka tendencën të humbasë shkëlqimin e saj.
Merrni 6-8 aspirina dhe shkrijni në një gotë me ujë të ngrohtë.
Masazhoni kokën me solucionin dhe lëreni në flokë për 10-15 minuta.
Përthan aknet
Pluhurin e një aspirine përzijeni me disa pika ujë dhe vendoseni mbi akne.
Pas disa minutash lajeni fytyrën me ujë.
Përsëriteni deri në tre herë në ditë.
Zbut kallot
Pluhurin e 5-6 aspirinave përzijeni me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe pak ujë.
Vendoseni masën e krijuar mbi kallo dhe mbështilleni këmbën me një peshqir të ngrohtë dhe qese plastike.
Pas 10 minutash do të zbuloni se kalloja do të jetë zbutur ndjeshëm.
Aspirina kundër zbokthit
Aspirina përmban acid salicilik ndaj është e mirë kundër zbokthit.
Aspirinën pluhur mund ta shtoni në shampo sa herë që lani kokën.
Mbajeni në kokë për 1 ose 2 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.
Heq njollat e rrobave
Nëse rrobat tuaja janë njollosur me vezë, përdorni aspirinë pluhur dhe ujë.
Lëreni mbi njollë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni rrobën me ujë të ngrohtë.
Kujdes
Pothuajse 10 përqind e njerëzve që vuajnë nga azma janë alergjikë ndaj aspirinës dhe të gjithë produkteve që përmbajnë acid saliciklik.
Ky përbërës gjendet tek të gjitha medikamentete kundër të ftohurës dhe ëmbëlsuesit artificialë.
Njerëzit që vuajnë nga ulçera janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj aspirinës./