Nga Valter Koxhaj
Sot do të sjellim në fokus disa këngë të shqipëris së jugut ku flitet për trimërit dhe veprat e atyre trimave që çliruan dhe më pasë krijuan atë shtet që sot me të padrejt mban emrin “greqi”.
Kënga e parë sjellë miqësin e ngushtë të dy kapedanëve Arvanit, njëri mysliman dhe tjetri I krishter. Për më tepër të dy këta trima luftonin për një kauz të madhe. E cila ishte krijimi I një shteti të madh ku të përfshinte edhe greqinë e sotme edhe shqipërinë. Të tillë ide e gjejmë të promovuar edhe në manifested e Arvanitëve. Të cilët kërkoni një shtet të përbashkët dhe një “Arvaniti të madhe” siç e quanin ata.
Ali Farmaku, pasardhës I atyre arbëreshëve që I gjejmë në More e vise të tjera greke, që prej shek. 13-14, ishte prej arbëreshëve të Lalës së Elidës, të islamizuar në shk.17.
Musai ishte prej Arbëreshëve të Bardhunjës (Bardhinës së Lakonisë), të islamizuar.
Si gjithë të tjerët, edhe këta vazhduan të mbanin miqësitë me arbëreshët e krishterë dhe me “grekët” dhe luftuan kundër pushtuesve turq. Një nga format që përdorej për të mbajtur miqësitë brezpasbrezi ishte edhe riti I “vëllamërisë”. Ali FArmaku, vëllamë me kryengritësin e krishterë Kollokotronin, si kundërshtar I pushtimit ottoman, rrethohet në pranverën e vitit 1803 në fortesën e Manastiraqit prej forcave të veliut, Veli Pashës. Në ndihmë I shkon Musa beu I Bardhunjës. Qëndresa e Ali Farmakut dhe e Musait është e fortë. Mirëpo forcat dhe mjetet e armikut janë të shumta. Në këto kushte Ali Farmaku I kërkon ndihmë vëllamit të tij Kollokotronit. Edhe ky, përmjet një shtegu të fshehtë , futet në fortesë për të luftuar bashkë me Ali FArmakun. Veli pasha, kur mori vesh që ndodhej brenda fortesës edhe Kollokotroni, I kërkon Ali Farmakut të Dorëzoj mikun dhe do ta falte. Ali Farmaku me shokët e tij arbëreshë nuk pranojë. Pas 64 ditësh luftë, të rrethuarit shpëtuan nga rrethimi dhe u hodhën në Zakint. Ali Farmaku dhe Kollokotroni luftonin për një shtet Greko-Shqiptarë demokratik. Ali Farmaku vdiq më 1812 po lufta e përbashkët e arbëreshëve dhe e të ashtëquajturve grekë kundër pushtuesit turk vazhdoi.
Ja çfarë na sjell studjuesi mirënjohur arvanit A.Kola për këta dy personazhe,” ..bindjet e ndryshme fetare nuk e ndalonin fare këtë kompaktësi të fares dhe gjithashtu e cilësonin si një çështje të dorës së dytë.
Dhe vëllazëritë (Vllamët) artificiale nuk pengoheshin nga bindjet e ndryshme fetare.
Kolokotroni ishte “vllam” me një shqiptar mysliman, prijësin e famshëm të laliotëve (lalëve), Ali-FArmakun, si dhe me një shqiptar të krishterë, Marko Boçarin. Kjo ishte bindja popullore, derisa erdhën shenjtorët, madhështitë, fanariotët dhe gjithë të patymosurit dhe e ndanë popullin në dhën e dhi, jo sipas gjakut dhe prejardhjes, por sipas kritereve fetare, në mënyrë që të gjithë njerëzit, që nuk kishin asnjë lidhje gjaku me grekët të quheshin “grekë” dhe ata, që përpara mijëra vjetaësh, gjysh pas gjyshi, gjendeshin këtu dhe mbronin këtë tokë, të shkëputur nga trupi I kombit grek”.
Natyrisht që edhe më shumë këngë gjejm për një tjetër hero të revolucionit, të ashtëquajtur “grekë” Marko Boçarin nga Suli. Them të ashtëquajtur sepse të gjithë heronjtë ishin arbëresh dhe shqiptarë. Gjuhë të nënës kishin shqipen dhe e vetmja që I ndante ishte feja. E cila u morë më vonë si kriter për të krijuar komib e ri artificial grekë.
Lidhja e Besës në Akropul të Athinës, mes arbëreshëve me në krye Marko Boçarin:
Vetedija e kombit shqiptar por edhe ajo e arvanitëve ne greqi është shumë e qartë lidhur me heronjtë e të ashtëgjuaturit “Revolucioni Grek”.
Duhet të përmendim këtu se një nga figurat që luajti një rolë të rendësishëm në zgjimin e ndjenjës për liri në greqi dhe jo vetëm. Ishte padyshim Ali Pash Tepelena. I cili ishte frymëzimi I shumë kapedanëve të revolucionit, dhe jo vetëm frymëzim por edhe “Akademia” ku ata u shkolluan dhe morën mësimet e duhura luftarake apo strategjike.
Të lësh pa përmendur rolin e Ali Pashës në parapregatitjen e kryengritjes popullore në Greqi është e pakuptimtë nga ana historike.
Siç edhe vihet në këngën më sipër përmendet edhe emri I një tjetër heroi të “Revolucionit”, Andruci ose Odise Androco. Babai I tij Jorgo ose siç e quan A. Kola, Verushin Androco kishte qenë mik i Ali Pashës. I cili shquhej për trimëri ndryshe nga Aliu I cili të parën kishte diplomacinë.
Në këngën që vijonë del në pahë emri I dy heronjëve të tjerë Griva dhe Karaiskaqi.
Për prejardhjen e Grivëve A.Kola shprehet se këta ishin pinjollë të familjes së madhe Bua. Të cilët më 1585 do të bënin një kryengritje në Akarnani dhe Epir dhe prirësi tyre do të ishte Teodor Bue Griva. I fundit I kësaj familje të madhe do të ishte Teodoraq Griva I cili planifikoj nje lëvizje kundër mbretit Othon, të cilën nuk e përfundoj dot me sukses pasi vdiq para kohe.
Ndërsa emri tjetër është ai I Karaiskaqit një tjetër “djalë” I Ali pashës dhe “vëlla” I Androcos, siç I quan A.kola.
Një tjetër figure shumë e rendësishme e të ashtëquajturit “Revolucionit Grek” është Laskarin Bubulina. Bubulina lindi në ishullin Specias një ishull që edhe sot flet shqip. Kjo grua e hekur arvanite do të merrte vet drejtimin e flotës pas vdekjes së burrit dhe djalit të saj në luftë. Duke u bër kështu shpirti dhe përfaqësimi më I denjë I gruas arvanite që, ashtu sic e ka zakoni shqiptarë nuk mungoj në luftë duke luftuar krah burrave.
Kjo është një panorama e vogël e asaj pasurie shpirtërore që është ruajtur nga populli shqiptar ndër shekuj.
Materiali është marr nga: “EPIKA HISTORIKE”, Vëllimi parë. Tiranë,1983.
ARISTIDH P. KOLA. Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve. Tiranë, 2002