Inforculture sjell një fotografi të rrallë të shkrepur në vitin 1941 në Tregun e Ri apo Novi Pazar.

Në foto është një burrë shqiptar ku në dorë mbanë cigaren e tij, ndërsa mbrapa tij ndodhet një pllakë me një mbishkrim shumë interesant.

Mbishkrimi është në tri gjuhë ku në rend të parë figuron gjuha gjermane pastaj gjuha shqipe dhe e treta shihet se mbishkrimi është në gjuhen sërbo-kroate.

Në pllakë shkruhet: “Këtu rehën ata njerzë qi bajnë shpekullime edhe mashtërime”

Pllaka dhe mbishkrimi mbi të, duket të jetë ngritur në kohën e luftës së dytë botërore, kur pjesa e Tregut të Ri/Novi Pazarit kishte rënë nën sundimin gjerman./InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here