Bëhet publike dokumenti i cili tregon se në vitin 1908/1909 shume qytete të Ballkanit ishin me popullsi shumicë shqiptare.

Kjo është fotokopje e dokumentit origjinal të statistikave të Perandorisë Osmane, të cilin Komisioni Shqiptar e përdori në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për t’i mbrojt territoret e banuese me shqiptar.

Statistika të Perandorisë Osmane të vitit 1908/1909, kopjet tyre, gjenden në arkivat e shoqatës “Vatra’ në Amerikë, shkruan portali malesia.org.

Në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptar, 9264 serbë dhe 29.080 bullgarë (asnji maqedonas, si quhen sot).

Tetova ka pas 52.076 banorë shqiptar, ndërsa Gostivari 23.197 shqiptar. Poashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.

Siç shihet në këto statistika, vendet shqiptare në Mal të Zi, Tuzi, Gucia dhe Rozhaja, ishin me popullsi shumice shqiptare.

Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7.647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12.073 banorë, prej tyre 9.905 banorë apo 82,6% ishin shqiptar, 1.812 banorë apo 15,5% ishin serbë, ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17.466 banorë, ku 15.032 banorë apo 86,5% ishin shqiptar, kurse 2.434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptar. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun.

Prishtina kishte 60.968 shqiptar e 11.093 serbë. Peja kishte 50.440 shqiptar e 13.303 serbë. Prizreni kishte 64.569 shqiptar, 17.219 serbë e asnji turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70.963 shqiptar e 687 serbë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here