Prizreni si një qytet me trashëgimi të madhe kulturore dhe historike, konsiderohet si një ndër qytetet më të bukura të tokave shqiptare.

Vlerat kulturore dhe historike që posedon Prizreni, tërheqin vizitorë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare por jo vetëm. Qyteti i Prizrenit vizitohet në masë të madhe edhe nga turistë të huaj që vijnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, apo shtetet tjera përreth. Historia e Prizrenit fillon qysh nga periudha e hershme historike.

Pozita gjeografike ka bërë që ky qytet të luajë rol të rëndësishëm gjatë gjithë historisë.

Pamja e qytetit me kohën ka ndryshuar, mirëpo në thelb , Prizreni është një ndër qytetet e rralla në Kosovë që ka ruajtur një pjesë të frymës së trashëgimisë kulturore, posaqërisht në aspektin arkitektonik. Në këtë artikull kemi sjellë një videoinçizim të rrallë që është bërë në qytetin e Prizrenit që është bërë në vitin 1966. Pamjet në video janë të shurtëra por shumë interesante, dhe sipas përshkrimit të kanalit që është ngarkuar në youtube, këto inçizime janë bërë nga turistët amerikanë në vitin 1966./InforCulture.info

Video; eniskurila, Youtube

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here