Një hulumtim i realizuar nga Universiteti i Teksasit, i pari që tregon qartë rrezikun e sindromit metabolik të shkaktuar nga pijet energjike, ka treguar se këto të fundit e shkaktojnë gjendjen shëndetësore nëse konsumohen në baza ditore.

Sipas studimit, mjafton një pije energjike për t’i ngushtuar enët e gjakut për 90 minuta pas konsumimit. Ngushtimi i tyre, sipas hulumtimit, çon në probleme shëndetësore, sikundër janë: sulmi në zemër dhe arresti kardiak, transmeton Lajmi.net.\

Për t’u realizuar kërkimi, ekipi nga radhët e Universitetit të Teksasit morën 44 studentë për mostra nga Shkolla e Mjekësisë McGovern.

Hulumtuesit deshën që t’i testojnë efektet e pijeve energjike në endohelium, shtresë e qelizave që gjendet në sipërfaqen e venave, arterieve dhe enëve të tjera të gjakut.

Para testimit, pjesëmarrësit konsumuan një pije energjike dhe, 90 minuta më pas, ekipi gjeti se diametri i brendshëm i enëve të gjakut ishte i përgjysmuar.

Kjo ndodh, sipas shkencëtarëve, pasi që përbërësit si kafeina, sheqeri, taurina dhe të tjerat çojnë në ngritje të sheqerit në gjak, gjë që shkakton reduktim të rrjedhës së gjakut në organet vitale trupore.

Dr. John Higgins, profesor i mjekësisë në Shkollën McGovern, ka folur edhe për rëndësinë e studimit që ka në rrethin shoqëror.

“Pasi pijet energjike po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, është e rendësishme të studiohet efekti i këtyre pijeve tek ata njerëz që i përdorin vazhdimisht ato, si dhe për të përcaktuar më mirë nëse këto pije janë të sigurta për t’u konsumuar”, deklaroi Dr. Higgins.

Gjetjet e këtij studimi u prezantuan dhe u diskutuan në Sesionin Shkencor të Organizatës Amerikane të Zemrës në Çikago të SHBA-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here