Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe. Kanuni është Bibla Shqiptare.
Ligji Amerikan e dënon me vdekje njeriun, kur ja merr jetën tjetrit…
Pra, vetë Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka një themel të ngjashëm me kushtetutën Amerikane në lidhje me mbrojtjen e jetës së njeriut, me respektimin
e trinomit “Për Zot, e Fe e Atdhe”! Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schëerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) e “Hero Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet.
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: “Kanunin e lekëve” – Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; “Kanunin e gegëve” – Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. “Canon et convente”, kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala “kanun” është huazuar nga greqishtja “canon”, që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala “kuvend”, që do të thotë “parlament”, është huazuar nga një rrënjë neolatine “convente”, marrëveshje.
Eshtë mirë që nëse shkruhet për këtë kanun,duhet që më parë të tregohet,ajo e vërtetë e këtij kanuni, që emri “Shqiptar” e ka zanafillën tek ky kanun, sepse dihet nga pjesa dërmuese se në vendin tonë kanë kaluar ushtri të shumta, ndër ta dhe ushtria osmane dhe osmanllinjtë, kudo ku kanë shkelur kanë detyruar popullsinë vendase që të ndërrojnë fenë e tyre duke e kthyer nga feja katolike në fenë islame.
Kanuni ka lindur në atë pjesë ,ku janë malësorë, sepse atje ushtria osmane e ka patur të pamundur që ta pushtojë, kështu që ajo zonë ka qenë komplet e izoluar dhe kështu ka lindur nevoja e mbijetesës ,duke marrë mendime nga njerëz të moshuar,por dhe të ditur duke grumbulluar dhe krijuar në gojdhanë kanunin e më vonë ky kanun u mblodh dhe u botua nga at Shtjefën Gjeçovi.
Për të kuptuar rëndësinë e kanunit, At Gjergj Fishta e ka cilësuar si, Palca e kombit, pra që do të thotë rëndësinë e madhe që kishte ky kanun,por dhe që dhe qeveritë e mëvonshme janë bazuar në të dhënat e këtij kanuni dhe ky kanun ka marrë një përhapje të gjerë dhe shqiptarët kudo në botë krenohen për kanunin e tyre.Në universitete të ndryshme botërore , merret në stydim ky kanun si një vepër unike e kombit shqiptar.
Kanuni i Maleve të Shqipërisë ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse për gjithë ata njerëz të letrave apo studimeve që bien në kontakt me të. Nuk besoj se ka temë tjetër të historisë a etnografisë sonë që të jetë rrahur kaq shumë nga udhëtarë të huaj, konsuj, etnografë, poetë, romancierë, diplomantë e doktorantë qe te mos jene interesuar per kete kanun dhe vlerat e tij.
Valter Paincip vjen në Shqipëri për të studiuar kanunin e maleve shqiptare në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ynë ishte i pushtuar.
Paincip ishte një jurist, një studiues austriak me interesa shkencore, që e kishte ndarë mendjen ta studionte një ditë kanunin tonë, kjo jo vetëm se i pëlqente të hynte në këtë botë dokesh që nuk gjendej tjetërkund, së cilës i ishin qasur me kohë shumë dijetarë evropianë, por, siç e thotë vetë ai në parathënie, kishte dhe një detyrim ndaj profesorit të tij të fakultetit të drejtësisë në Vjenë për ta çuar deri në fund veprën e lënë përgjysmë, nga Teedor Ipeni, konsulli i përgjithshëm austriak para Luftës së Parë Botërore. Rasti e solli që ai të vinte si përkthyes me trupat gjermane gjatë Luftës, po që me ikjen e tyre, nuk do të thotë se iku dhe ai. Jo, Paincip qëndron mes malësoreve shqiptarë si mik i nderuar i tyre, pasi ua kishte bërë të qartë qëllimin e tij. Kështu ata e mbajnë fshehur qeverisë deri në vitin 1947, nëpër kullat e tyre, kreshtave të malësive shqiptare të Veriut,
duke i treguar kanunin e tyre, sic kishin bërë me plot dijetarë të huaj. Ëalter Peinsipp, kur thotë se” tek e drejta tradicionale e malësorit shqiptar janë ruajtur mirë arketipet e rendit shoqëror e zakonor të kulturave të lashta”, rikonfirmon dhe njëherë si vëzhgues dhe hulumtues i drejtpërdrejtë atë që kanë pohuar më parë të tjerë dijetarë europianë në zë. Merita e tij është se ai mundet ta shohë të pashprishur këtë arketip dhe në mesin e shekullit XX, në fillim në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947 dhe pastaj në Kosovë, kur shërbeu si diplomat i vendit të tij në Beograd.
Janë të rrallë popujt në Evropë, kontinentin më të lashtë, që janë popuj moshatar apo më të vjetër se ne shqiptarët. Andaj, edhe rregullimin shoqëror e kanunor ne shqiptaret e kemi nder popujt e parë. Rrallë apo fare ,përveç kinezëve që kanë rregulluar jetën dhe veprimtarinë jetësore me kode. Shqiptarët kishin Kanunin e Lek Dukagjinit, jo siç thuhet kanun i maleve, apo edhe kanun i Skënderbeut. Një kanun kishim ne shqiptarët, e ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit e asnjë tjetër. Ky kanun ka në përmbajtje të përfshirë gjith veprimtarinë njerëzore shqiptare, që nga lindja e deri në vdekje. kanuni ka përfshirë në trajtimin e vet përmbajtjen e jetës dhe formën në rrethana adekuate dalluese nga vendet dhe popujt e tjerë për rreth e më larg. Ashpërsia e relievit, rrethanave klimatike dhe raportet shoqërore nëpër fazat e të cilës kanë kaluar populli shqiptar, kanë krijuar edhe ashpërsinë e thelluar
vrazhdësinë në relacionet njerëzore, si në marrëdhënie të punës ashtu edhe me pronat dhe raportet ndërnjerëzore. Kanunin në shumë raste e kohëra e gjykojmë pak sa më ashpër se sa e meriton.
Nuk kemi vlersuar gjithmonë esëll, kur kemi folur për kanunin. Nuk kemi llogaritur gjithmonë se kanuni ishte në kohëra e raporte shumë më të ashpra se koha dhe rrethanat kur kemi shkruar e vlerësuar. Kanuni është bazë e fort për ligjislativin e pastajmë, si tashti edhe në të ardhmen e afërt. Kanuni pas një studumi analitik të thellë, mund të shërbejë për kodet e tashme të cilave Kanuni mund t’ju shërbejë për themel e ligjësi të shëndëtshme. Sidoqoftë, Kanuni i Lekës, jo i malësisë e as i Skënderbeut, ishte, është dhe duhet të shërbejë dokument i lashtësisë dëshmuese shqiptare. Kur ne kishim kanun, nuk kishte thuajse askush, apo pak kush qeverisej me kanun. Kjo është dëshmi e lashtësisë dhe traditës sonë civilizuese e qytetëruese. Shkenca e drejtësisë shqiptare ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për Kanunin e Lekë Dukagjinit, shkenca jonë e ardhme duhet të angazhohet gjatë e të hyjë
thellë analizës dhe studimit të etikës së drejtësisë njerëzore duke u mbështetur në Kanun.
Kanuni është rregulli që kërkohet, ligji që duhet të zbatohet, kur ligjet nuk veprojnë, apo janë bërë qëllimisht të buta për të toleruar kriminelët.,atëhere vepron Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqërinë e kombin…
Kanuni ka qenë dhe është shpëtimtari i kombit shqiptar në periudhat e pushtimeve të huaja…
Prof. Kazuhiko Yamamoto nga Japonia në një takim në Nju Jork, tha se: “Struktura etike e Kanunit, është forma më origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sipas tij ishte një mekanizëm i nevojëshëm i kohës. Ai është një vështrim përqasës mes strukturës etike e shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Për këtë ai pohoj se ka bërë edhe disa studime që titullohen: “Struktura Etike e Shoqërisë Homerike”, “Shoqëria pa ndonjë autoritet shtetëror e shndërron dhunën e hakmarrjes në një forcë të shenjtë”.
Rëndësia e kanunit ka vlera të veçanta që duhet të studiohen mirë nga të gjithë ne . Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijtë as gratë për gjak!
Nuk thuhet se izolohen gratë as fëmijët për gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrasë njeriun për fjalë goje.
Nuk thuhet që kur ndodh një vrasje duhet me ba vrasje tjetër…
Por thuhet askush nuk ka të drejtë të ja marr jetën tjetrit, përveç ai Zot që ja ka fal jetën njeriut!
Ai që ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jetën i ka borxh jetën e vet, gjykimit të pleqve, të fisit, të shoqnisë, të njërzisë…(këto fjalë i ke dhe në Bibël e Kuran).
Vrasja e njeriut të qet në gjak!
Gjaku falet prej fisnikëve, prej njerëzve me njerëzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetëm atëhere kur vrasësi me një përvujtësi pendimi të thellë para botës, njerëzisë, shoqnisë dhe fisit të viktimës, para pleqve që e pleqnojnë atë vrasje, din me u përul me rrespekt pendimi dhe kërkon falje burrnisht!
Atëhere falet gjaku!
E pra këto njerëz që gjoja vrasin në emër të kanunit pa ditur qoftë dhe një rrjesht, nuk duhet që gazetarët tja motivojnë kanunit.
Të vrasësh femrën nuk e thotë kanuni, e pra pse këto gazetarë dalin në shkrimet e tyre dhe përmendin, se gjoja u vra një femër për hakmarrje sipas kanunit.
Vrasjet në Shqipëri për vepra nga më banalet po i veshin Kanunit me pa të drejtë, ndaj duhen të ndahen veprat nga Kanunore nga ato, për arsye të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me Kanunin.
Do të ishte mirë që ky Kanun të studiohej edhe në shkollat tona.
Në fund të fundit për të përparuar ne duhet të kuptojmë se nga e kemi prejardhjen dhe Kanuni është pjesë e prejardhjes tonë.
Kanuni është quajtur Kushtetuta e parë shqiptare
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve dhe i tillë do të mbetet për të gjithë jetën.
Nga Luigj Shkodrani /InforCulture.info