Shpesh fajësojmë festat e fundvitit për kilogramët e tepërt, por nisur nga studime të shumta, ekzistojnë dhe shumë arsye të tjera, që çojnë në shtimin e peshës trupore.
Metabolizmi/ Në dimër, metabolizmi ynë përmirësohet dukshëm; trupi përpiqet të djegë më shumë energji për të stabilizuar temperaturën. E gjitha kjo përkthehet në më shumë nevojë për ushqim, me qëllim ndjekjen e ritmit të ri të mekanizmave trupore. Çfarë mund të bëni? Përpiquni të qëndroni ngrohtë, vishuni mirë dhe rrisni temperaturën e zyrës/ dhomës suaj. Kështu i lehtësoni punë organizmit.