Hunda, funksionet që nuk i dimë

Mjeku-kirurg, doktor John Clinger i Wake Forest Baptist Medical Center, lajmëron disa funksione të tjera të hundës që jo të gjithë i njohin.

E para, që ndoshta një pjesë e mirë e njeh, është fakti se hunda prodhon mukozë për të mbrojtur mushkëritë tona, nga viruset, bakteret dhe grimcat e pranishme në ajër.

Funksioni i tretë është se ndjenja e shijes varet pikërisht nga hunda. Plot 80% e ndjesisë së shijes varet nga hunda dhe nga nuhatja dhe jo nga shijimi përmes gjuhës. Kjo gjë mund të provohet fare lehtë nëse hamë diçka dhe mbyllim hundët.

Si përfundim e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kur jemi të sëmurë kemi pak oreks, kjo gjë ndodh pasi në situata të tilla hunda prodhon thuajse 2 litra mukozë në ditë, mukozë të cilën e gëlltisim dhe që mund të ndikojë në oreks. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here