Po bëhen 69 vjet që kur u vra në pritë, ose në pabesi, kaçaku i fundit shqiptar, Hasan Alia dhe shokët e tij, Mustafë Koka e Agush Haziri, të cilët u flijuan në mbrojtje të së drejtës për vetëvendosje edhe bashkim kombëtar.

Hasan Alia i priu njërës prej rezistencave më të fuqishme kundër aneksimit të dhunshëm të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia, shkruan mediafokus.info

Hasan Alia ishte bosht i organizimit të kësaj lëvizje, sikurse edhe bashkëluftëtarët e tij, Agush Haziri e Mustafë Koka.

Hasan Alia dhe grupi i tij, pasi ishin vrarë në pritë, ose në pabesi, në vitin 1951, ishin ekspozuar në lamën e drithit për disa ditë dhe pastaj trupat e tyre ishin marrë për t`u groposur në një vend të panjohur.

As sot, pas 69 vitesh, familjarët nuk e dinë se ku gjenden saktësisht varret e tyre, ndonëse, bazuar në deklaratën e një qytetari, i cili i referohet një dëshmitari serb, besohet se trupat e tyre ishin groposur diku brenda rrethojave të ish-kazermës ushtarake jugosllave në Gjilan.

Sidoqoftë, e vërteta për varrin e tyre duhet të ndriçohet, sado thellë që të jetë groposur nën tokë, sepse këtë e meritojnë familjet. Ka shumë arsye të besohet se trupat e tyre mund të jenë groposur brenda ish-kazermës ushtarake të Jugosllavisë.

Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht në atë vend, më vonë ishte ngritur një objekt ushtarak, që sipas dëshmitarit, nuk kishte ekzistuar asokohe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here