Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon fotografitë e dy fëmijëve të tij që
mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura të luftës në
Kosovë, e këtë fotografi e kishte realizuar fotografi amerikan Peter Turnley.


Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive
të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por një prej tyre, më shumë se të gjitha
i preku zemrat e njerëzve
Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin
dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.


“Mustafai më kishte thënë se këta ishin fëmijët e tij, dhe ndoshta ia kishin vrarë në luftë
serbët”, kishte komentuar fotogr ngjarjen.
Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Kjo megjithatë, ishte një histori
me fund të lumtur.

Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt.
Në një artikull të ‘Newsweek’, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte
rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.


“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një
vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.
Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e ‘Newsweek International’ dhe
vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here