Në dokument sekret i CIA-s i nxjerrur në vitin 1951, vetëm për zyrtarët amerikan tregon në detaje gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, shkruan FMimages.net.
Doukementi i cili është gjetur nga FMimages.net tregon për betejën heroike të shqiptarëve kundër sllavëve në rajonin e Drenicës dhe Llapit, të udhëhequr nga Shaban Polluzha.
Dokumenti i CIA-s:
Beteja ishte nisur nga komunistët kundër nacionalistëve shqiptarë nën komanden e Shaban Palluzhës, një betejë epike e shqiptarëve kundër sllavëve. Kryengritja e nacionalistëve u përhap në Drenicë dhe Llap, banorët e të cilëve ishin besnikë ndaj shpirtit nacionalist të Xhafer Devës.
Pas kësaj, militantët nga të gjitha pjesët e vendit u bashkuan në kryengritje. Betejat heroike të racës shqiptare kundër Sllavëve u përsëritën edhe një herë në majat e pjerrta të malore të mboluara nga bora. Rreth gjashtëqind shqiptarë ranë në betejë, por serbët e paguan rëndë me 2500 të vdekur. Tre betejat kryesore u zhvilluan në Drenicë, Gjilan dhe Ferizaj, thuhet në dokumentin e CIA-s./voal.ch /InforCulture.info