Ju mund të adhuroni të konsumoni hudhër dhe ta përdorni atë në çdo recetë, por pavarësisht kësaj ajo ka një shije dhe aromë shumë të fortë. Kështu, ndonjëherë edhe pse ajo përdoret në sasi të voglë, aroma dhe shija ndihen sërish. Por, ne do t’ju njohim me disa këshilla se si të zvogëloni shijen e saj të fortë në ushqime.

1.Një nga mënyrat më të mira është ta vloni atë dhe të përgatisni me të një formë pureje.

2.Një tjetër mënyrë për të eliminuar shijen e saj të fortë nga ushqimet është heqja e embrionit të gjelbër që ajo ka brenda. Për ta bërë këtë, priteni hudhrën përgjysëm dhe hiqeni pjesën jeshile të saj.

3.Një formë tjetër për reduktimin e shijes është vënia e saj në mikrovalë përreth një minutë.

4.Aroma e fortë e hudhrës mund të zbutet nëse e shtypni atë me pak kripë. Lërini për disa minuta dhe më pas shpëlajeni hudhrën me ujë të ftohtë.

5.Ju gjithashtu mund ta qëroni hudhrën dhe ta lini përgjatë gjithë natës në një enë me ujë të ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here