Foto nga Gabriel Louis-Jaray dhe teksti po ashtu nga Gabriel Louis-Jaray në librin “NË MBRETËRINË E RE TË SHQIPËRISË” (Shqipëria e 1914-ës nën tehun e vëzhgimit francez).


“…Nxehtësia e ditës po bie dhe tisi i natës po shtrihet mbi fundin e luginës mbi të cilën sundon teqeja, ndërsa një nga shoqëruesit e mi, i zhytur me sa duket në kujtimet e ditëve të shkuara, nis të këndojë një këngë krenare dhe melankolike që të tjerë e pasuan në kor. Është një këngë shqiptare për Skënderbeun. Asgjë tjetër nuk e tregon më mirë se shqiptari mysliman është në radhë të parë shqiptar… E gjithë Shqipëria myslimane, ortodokse dhe katolike, si ajo e teqeve ashtu dhe ajo e manastireve, e ruajti në kujtesë pamjen e mbrojtësit të fundit të Shqipërisë së pavarur… Te populli ndjehet e gjallë atëherë nevoja e pavetëdijshme për të përsëritur këto fjalë të ndjenjave të dikurshme që trazojnë shpirtin kombëtar dhe bëjnë thirrje për luftë:

O trima luftëtarë
O bijtë e Skënderbeut
Luftoni ju shqiptarë,
Për lirinë e Mëmëdheut.

Se mjaft në robëri
O e mjera Shqipëri
O djem rrëmbeni armët
Ja vdekje ja liri

Kjo është kënga, fjalët dhe ritmin e së cilës u mundova t’i përktheja me sa më shumë besnikëri që mundesha. Nga këto katër strofa, e dyta shërben si refren dhe secila prej tyre mbyllet me thirrjen e egër: Ja vdekje, ja liri!
Jehona nga lugina i përsërit tri herë këto fjalë. Me këtë notë të fundit, kënga melankolike mbaron. Heshtja dhe qetësia janë bërë më të thella përreth teqesë. Era ka rënë dhe nuk luan asnjë degë peme.” /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here