Shumë prej nesh i përdorin pothuajse cdo ditë xhinset dhe eshte pamundur të gjesh një njeri që nuk ka në garderobën e tij xhinse.
Por pak veta e dinë se xhinset duhen larë mjaft rrallë. Sipas staistikave 90% xhinseve që ne lajmë nuk janë të pista.
Këshillohen që xhinset të lahensa më rrallë rrallë në mënyrë që atyre mos t’u ikë shkëlqimi dhe të ruani dhe ngjyrën.
Së pari larja e shpeshtë e xhinseve i heq bojën. Kurse larja e tyre në temperatura të larta nxisin tkurrjen dhe sa më shumë t’i lani aq më shumë do vjetërohen xhinset tuaja.
Ndaj lajini sa më rrallë të jetë e mundur, sepse në këtë mënyrë ruani ngjyrën e tyre. Disa këshillojnë se xhinset duhet të palosen dhe të futen në frigorifer për disa orë dhe më pas do të duken si të lara.
Kujtojmë këtu se xhinset u krijuan për kaubojsat dhe punëtorët, të cilët nuk ishin shumë të fiksuar për pastërtinë.