Një atentat në mes të Prishtinës. Pastaj një vetëvrasje. Ishte eliminimin e Milladin Popoviqit një veprim nacionalist i Haki Tahës, apo eliminim i UDB-së? Çfarë fshihet pas eliminimit të mikut malazez të Enver Hoxhës.
Nëse pesë rojat partizane, që ruanin komandantin e qarkut të Kosovës, 15 marsin e 1945 bënin një lojë të vërtetë shahu, apo një lëvizje të detyruar filash, kjo ka mbetur një enigmë më vetvete. Por, e sigurt është se vëmendja e tyre u shqetësua pak nga figura e gjatë e një 28-vjeçari, që s’u foli dhe drejtoi sytë e gjelbër nga hyrja e ndërtesës së Komitetit Krahinor të Kosovës.
Pak minuta më vonë, po këto sy paksa më të turbullt iu drejtuan daljes, përsëri pa tërhequr vëmendjen dhe pa shqetësuar lojën e partizanëve jugosllavë. Në çastin që Milladin Popoviqi do të gjendej i ekzekutuar me tre plumba, dy në gjoks e një në kokë, mbi tryezën e tij të punës, sipas një versioni ballkanik të “herostratit”, me fishekët e mbetur të 15-shes, gjakovari Haki Taha do të eliminonte veten publikisht në qendër të Prishtinës.
Ajo që ndodhi mesmarsin e vitit 1945, pak muaj pasi ishte “çliruar” Kosova, është një ndër të rrallat histori që edhe po të kishte një “version” tjetër të ngjarjeve, përsëri do t’i falte viktimës dhe eliminimit të njëjtin fat. Që të dy do të kishin ndrruar jetë nga tuberkulozi. Por, nëse malazezi Milladin Popoviq, natyrisht do të kishte jetë pak më të gjatë, gjakovari Haki Taha, marsin e 1945 jetonte ditët e fundit në këtë botë. Që një njeri i dënuar nga natyra me eliminimt të parakohshme të kryejë një eliminim, ky është një fakt historikisht i pranueshëm. Por, ky nuk u bë kurrë shpjegim për një nga eliminim më të mistershme historike, që lidhin Shqipërinë me Kosovën.
Askush nuk mundi të thoshte se kosovari Taha e vrau Milladin Popoviqin, një figurë të përmasave jo të zakonta për kohën, vetëm nga dëshpërimi i ndrrimi të jetës që e priste. Pas kësaj dite që të dy u bënë heronj të llojit të vet, për palë që nuk do kishin kurrë interesa të përbashkëta. Mbi atentatin, dy figurat dhe të kaluarën e tyre u ngritën dhe dy alibitë më të mëdha të kësaj ngjarjeje, që shërbyen politikisht për shumë kohë.
Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se Hakiu nacionalist e eliminoi komunistin që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enver Hoxhën se kishte shitur Kosovën dhe se ishte një ndër shkaktarët kryesorë të ndarjes së fundme të dy pjesëve me një etni. Kurse, për më shumë se 50 vjet Enver Hoxha tha, i bindur, se në fund të jetës Taha u përdor si kamikazi më i mirë e UDB-së për të shuar një ndër jugosllavët më pro- shqiptar.
MILLADINI I TITOS APO ALIU I ENVERIT
I pari që e ndjeu fundin e keq të bashkëpunëtorit të tij malazez qe Enver Hoxha. Tre muaj para se të çlirohej Shqipëria, gushtin e vitit 1944, marshalli Tito dërgoi urdhrin se Milladin Popoviqi duhej të kthehej në mënyrë urgjente në Jugosllavi. Kasnecët e Titos i kthyen mbrapsht Hoxhës kërkesën që Milladini të qëndronte edhe disa muaj pranë tij, duke thënë se “Popoviqi po dërgohej për një detyrë tjetër dhe duhet të raportonte për gjendjen në Shqipëri”. Enver Hoxha i lejoi vetes vetëm një pyetje: “Me ç’rrugë do të shkonte Milladini në Jugosllavi?”
“Mal më mal i përgjigjen, jemi akoma në luftë”.
Kjo alternativë iu duk e rrezikshme diktatorit të ardhshëm shqiptar. Për njeriun që i kishte ndenjur afër për katër vjetët e luftës me një besnikëri të çuditshme për llojin që i përkiste, Hoxha ndërmjetëson edhe tek aleatët. Ai u kërkon oficerëve të misionit anglez në Shqipëri që me anijet ose aeroplanët, që shkonin në Itali ta kalonin edhe Milladinin.
Gjashtë muaj para se të eliminohej Milladin Popoviqi mbërriti në Bari me emrin shqiptar “Ali Gostivari”. Po pse duhej të kishte frikë Enveri për jetën e Milladinit? Të fundmit jugosllav që kishte mbërritur me misione “bashkëpunimi” me komunistët shqiptarë, nuk kishin gjetur shumë pika të përbashkëta me malazezin Milladin Popoviq, që Enver Hoxha e kishte kthyer në “Ali Gostivarin”. Por, kjo nuk ishte hera e parë që shqiptarizimi ose më mirë enverizimi i Milladinit i bezdiste njerëzit e Titos.
Popoviqi kishte mbërritur në Shqipëri verën e 1941-it. I arrestuar nga fashistët në Mitrovicë, ai ishte dërguar në një kamp përqendrimi. Lirimi i tij nga burgu ishte aksioni i parë që ndërmorën së bashku, para themelimit të PKSH-së tri grupet komuniste shqiptare dhe ndoshta favori i parë që Milladini i kishte borxh ose “ia dinte për nder” Enver Hoxhës.
Që nga kjo kohë, Popoviqi u bë i pranishëm në thuajse që të gjitha lëvizjet e kreut të komunistëve shqiptarë dhe i vetmi jugosllav, që ia përkrahte idetë edhe kur “qendra” ishte kundër. Influenca e tij tek Enveri ishte e deklaruar. Por, i pranishëm në mbledhjen themeluese të PKSH-së, Milladin Popoviqi së bashku edhe me Dushan Mugoshën, u bënë zemra e një konflikti që do të vazhdonte gjatë mes komunistëve kufitarë. “Jugosllavët hodhën pretendimin se dy komunistë jugosllavë, e kishin fjalën për Milladinin dhe Dushanin, krijuan Partinë Komuniste jugosllave”, thoshte Enver Hoxha, duke struar me bindje se “Milladini asnjëherë nuk i ka veshur vetes merita që nuk i takojnë… përkundrazi, hidhte poshtë çdo aluzion që mundoheshin t’i bënin të dërguarit e Titos për t’i atribuar një rol që nuk i takon”.
Por, Milladini u bë “jugosllavi internacionalist”, që megjithëse zyrtarisht nuk u quajt kurrë i dërguari i Titos, ishte nyja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave e viteve të luftës. Përkrahësi i Enverit që në kundërshtimin e krijimit të një shtabi interballkanik, prishjen e marrëveshjes së Mukjes, rezultatet e konferencës së Bujanit, Milladini u bë i vetmi jugosllav që kreu komunist shqiptar i besonte. Në gjurmët e para të “tradhtisë jugosllave” Enveri donte thjesht të ruante jetën e të besuarit të vet malazez.
ATENTATOR MES NACIONALIZMIT DHE UDB-së
“Haki Taha, si nacionalist që ishte e eliminoj Milladin Popoviqin, sepse ai kishte grisur tekstin e Marrëveshjes së Mukjes dhe së bashku me Enverin kishin lënë Kosovën për herë të dytë jashtë kufijve të Shqipërisë”.
Ky është versioni i të gjithë atyre që e kanë njohur gjakovarin Haki Taha dhe që janë ende gjallë.
“Haki Taha i përkiste asaj kategorie shqipëtarësh që duke njohur të dyja anët e realitetit shqiptar, prisnin që paslufta të sillte edhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, thotë Sadik Bekteshi, një prej shokëve të atentatorit në konviktin “Malet Tona”, kur Hakiu vazhdonte para luftës gjimnazin e Shkodrës. “Ai që në shkollë ishte nacionalist dhe shpesh në bisedat tona këmbëgulte se duhej gjetur momenti që të bashkoheshim”, thotë Sadiku.
Pas gjimnazit të Shkodrës, Haki Taha, në moshën 23-vjeçare vazhdoi Normalen e Elasanit, kurse fillimi i luftës e kthen atë përsëri në Kosovë.
Një nga enigmat që e shoqërojnë aktin e paemërt të atentatorit të Milladinit, është vizita e tij e fundit në Shqipëri. Haki Taha ndodhet në Shkodër verën e vitit 1944, në të njëjtën periudhë kur Milladin Popoviqi kishte marrë urdhrin nga Tito që të nisej për në Jugosllavi dhe pritej që të kalonte kufirin nga Shkodra. I vetmi që hedh dyshimin se Haki Taha e kishte përgatitur me kohë, para marsit të 1945 atentatin ndaj Popoviqit, është nacionalisti Zija Muka.
“Ishte një rastësi, hera e parë që takova Haki Tahën. Në prillin e 1944 ndodhesha në Prishtinë për një mision për llogari të regjencës së Mehdi Frashërit. U nisa të takoj nipin e një shoku, i cili më prezantoi për herë të parë Hakiun. Ishte shumë i ri”, kujton Zija Muka, nëpunës në qeverinë kolaboracioniste shqiptare. “Pas prezantimit të zakonshëm, ku më sqaroi se ishte nga Gjakova dhe unë nga Shkodra, filluam të flisnim për bindjet tona. Ishte antikomunist i deklaruar”, thotë Muka.
Por, Zija Muka nuk e ka kuptuar, as edhe sot, pse vetëm katër muaj pas këtij takimi, kur ai gjendej akoma në Prishtinë, në gushtin e vitit 1944, Haki Taha shfaqet në shtëpinë e tij në Shkodër dhe i kërkon të ëmës së Zijait ta takojë.
“Nëna ime i tha që ndodhesha ende në Kosovë, kurse Hakiu edhe pse nuk njiheshim shumë mirë, i la nënës sime në dorë një tufë letrash, amanet që porosinë të ma dorëzonte mua”, thotë Zijai. “Unë e kisha takuar vetëm një herë, por besoj se në atë kohë ai kërkonte vetëm që të linte në një vend të besuar, tek një antikomunist dokumentet e tij”.
Hakiu kishte shtuar në shtëpinë e mikut shkodran se pas pak kohësh donte të kthehej në Jugosllavi dhe ato letra nuk duhet t’ia gjenin komunistët jugosllavë.
“Vetëm kur u ktheva ime ëmë më la jo pak e shqetësuar në dorë letrat, ku Haki Taha kishte shkruar idetë e tij për Kosovën dhe Shqipërinë dhe kishte disa poezi për Gjakovën”. “Por nuk e kuptoj pse poezitë dhe shkrimet e tij duhet të përbënin problem kur të kthehej në Kosovë, kur në gushtin e vitit 1944 komunistët ende s’e kishin marrë pushtetin në Jugosllavi”, thotë Zijai.
Është e para hamendje që Haki Taha nuk do ta kishte një kthim të zakonshëm, këtë të fundit në Kosovë nga Shqipëria dhe se me patjetër do të bëhej objekt kërkimi nga komunistët jugosllavë. Ose më saktë është hamendja e parë se ai po përgatiste kthimin në Kosovë pas një atentati.
“Nuk e pashë më, por në burgun e Nishit e mora vesh se ç’kishte bërë”.
Sipas Zija Mukës, opinioni i shqipëtarve nacionalistë, që vuanin bashkë me të dënimin në burgun e Nishit më 1945, ishte se “Hakiu e vrau Milladin Popoviqin sepse ai donte ta bënte Kosovën e më pas Shqipërinë federatë të 7-të të Jugosllavisë”.
Në versionet e shumta të dala pas atentatit ndaj Milladin Popoviqit, thuhet se Haki Taha nuk e eliminoj veten në mes të Prishtinës, por atë e zbuluan dhe e eliminuan njerëzit e UDB-së.
I vetmi dëshmitar që mund të rrëfente të vërtetën në këtë pikë, do të ishte shqipëtari tjetër i dënuar nga gjykata e Nishit, si bashkëpunëtor në eliminimin e Milladin Popoviqit. Bashkëqytetari i Haki Tahës, gjakovari 37-vjeçar, Qazim Vula, deri në 1987 kur ndroj jetë, ishte njeriu i vetëm që ruante të vërtetën e eliminimt të Popoviqit. Kur Taha elimonoj veten atë e mbyllën si bashkëpunëtor në eliminim, në burgun e Nishit, nga i cili arriti të arratiset. Por, me të mbërritur në Shqipëri dënohet me 10, pastaj 25 vjet burg si agjent i UDB-së. Sapo tha se në Jugosllavi e kishin dënuar si bashkëpunëtor në eliminimin e Milladin Popoviqit, përfundoi në pranga. Arsyeja e vetme ishte se Enver Hoxha, që në marsin e 1945 ishte plotësisht i bindur se mikun e tij “Ali” a Milladin e kishte eliminuar UDB-ja.
Rrjedhimisht edhe Qazim Vula i përfshirë në këtë histori do të ishte agjent i UDB-së. Eliminimin e UDB-së. Kështu Enver Hoxha jep versionin e dytë të atentatit ndaj Milladinit ose më saktë arsyen e dytë që thuhet ta ketë shtyrë Haki Tahën të derdhë plumbat mbi Popoviqin.
“Jo shumë kohë pas çlirimit të Kosovës njerëzit e Titos trumbetuan se eliminimin gjoja e paskësh bërë… një shqiptar i kosovës! Dhe ku? Mu në tavolinën e tij të punës, në shtëpinë që ruhej nga partizanë jugosllavë! E gjithë kjo farsë kundërvajtëse qe organizuar, pra me cinizmin më të madh nga Titoja me Rankoviqin e njerëzit e tyre, për të fshehur gjurmët e tradhtisë së tyre kundër nesh. Njeriut, që ata e urrenin dhe e vranë sepse ai s’mund të pajtohej me veprën e tyre armiqësore ndaj komunizmit i vunë dekoratën e heroit të popullit të Jugosllavisë”, shkruan Enver Hoxha.
Por, ndërsa duket jo shumë e rastësishme që dora e një shqipëtari elimonon, ose pretendohet të ketë eliminuar malazezin Milladin Popoviq për fatin e Kosovës, Enver Hoxha hedh një tjetër pretendim për qëndrimin e Popoviqit ndaj shqiptarëve në dy anët e kufirit.
“Milladin Popoviqin e eliminuan prapa krahëve njerëzit e UDB-së, sepse ishte shprehur për të drejtën e popullsisë shqiptare të Kosovës për vetvendosje”, shkruante Hoxha.
PROFECI E PAGJYKUAR
Kur Velimir Stoiniq erdhi në Shqipëri, në gushtin e vitit 1944, me cilësinë e shefit të misionit ushtarak jugosllav pranë Shtabit të Përgjithshëm, ai i bëri një vërejtje udhëheqësit shqiptar Hoxha që bashkëshoqërohej nga jugosllavi Milladin i “shqiptarizuar” në Ali.
“Këmbëngul se dënimi që i bënte Mukjes ishte sektarizëm. Duhej të gjenit gjuhën për t’i bindur krerët e Ballit”, pat thënë Stoiniq.
Balli Kombëtar kishte kërkuar të pranohej teza e “Shqipërisë së madhe” dhe “Shqipërisë Etnike”. “Kurrë! Kjo do të ishte tradhti, tradhti ndaj partisë”, u përgjigj Milladini. “Po të kishim bërë këtë, ne duhej të na vinte populli shqiptar rrëzë një muri e të na hiqte plumbin. Përse luftuan ky popull e kjo parti? Që ta ndanin pushtetin me reaksionin?” Kjo profeci e Popoviqit për fundin e tij u përmbush në mënyrë të përkryer, brenda më pak se gjashtë muajsh. Me të vetmin ndryshim, që një shqiptar nuk e eliminoj Milladinin rrëzë një muri, por në karrigen e zyrës së vet. Sepse kishte tradhtuar? Kjo mbetet gjysma pavërtetuar e profecisë së Milladin Popoviqit.