Categories: RETROSPEKTIVË

Si ra “qeveria e Durrësit” më 1920?

Qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, është një nga më të lashtët e më të rëndësishmit për ekonominë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km (21 milje), në perëndim të kryeqytetit, Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg)

Qyteti bregdetar mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar, nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i mbretërisë së Shqipërisë, nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës, të datës 11 shkurt 1920, për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Përfundimisht, Durrësi humbi rëndësinë që kishte si kryeqytet, kur qeveria e atjeshme dorëzoi të gjitha dokumentet pranë qeverisë së Tiranës. Qeveria e Durrësit, që kryesohej nga Turhan Përmeti, nuk bëri kurrfarë qëndrese, pranoi dorëzimin e pushtetit.

Me vendimin nr.23, datë 21.2.1920 Këshilli i Ministrave vendosi që në Durrës, të shkonte një komision për të marrë në dorëzim aktet e qeverisë, që përfaqësohej nga:

– Ndoc Çoba-ministër i Financave

– Sulejman Starova-këshilltar i Ministrisë së Financave

– Rauf Fico-këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme

– Abdurrahman Gur-këshilltar i Ministrisë së Drejtësisë

– Idhomen Kosturi-drejtori i përgjithshëm i Postë-Telegrafëve

– Ali Fehmi Kostuti-prefekt i Durrësit

– Xhemal efendiu (mundet “Rruga” sepse figuron në akte të tjera)-sekretar

Gjeneralit italian të Durrësit, iu drejtua edhe një letër nga qeveria, ku njoftohej veprimi i urdhëruar për marrjen në dorëzim të dokumenteve. Mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri Eshref Frashëri, me pjesëmarrjen e ministrave: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Ahmet Zogu, Sotir Peci. (Konica)

In For Culture

Recent Posts

Si lindi ‘GJUETIA E THESAREVE’ në Shqipëri! Historia e dëftesave të vjetra me stil venecian, me koordiatat e pasurive të fshehura në Shkodër

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Nëntoka e Shqipërisë është konsideruar gjithnjë e pasur për mineralet por edhe…

2 mins ago

Historia e trishtë e farmacistit që shpiku Coca-Colën

Coca-Cola është padyshim pija më e njohur dhe më popullorja në botë Si fillim ajo u sërvir…

8 mins ago

Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut

Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut.…

1 hour ago

Enigma e ‘Dorës së Herkulit’: Ku është pjesa tjetër e trupit?(Foto)

Në majë të njërit prej katërmbëdhjetë kodrave në të cilat qëndron Amani , në zemrën antike të…

1 hour ago

Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, merrni kurën bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën…

2 hours ago

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

2 hours ago