A flitet për Pellazgët në Iliadën dhe Odisenë e Homerit…

“O ZEUS, MBRET DODONAS E PELLAZGJIK QË BANON LARG…”

Homeri është poeti grek i shek VIII pr.K edhe pse data e lindjes dhe vendlindja e tij nuk dihen ai ka shkruar dy nga veprat më influenuese të historisë “Iliada” dhe “Odiseja”. E para i kushtohet luftës së grekëve kundër Trojës, ndërsa e dyta vështirësive të udhëtimit të Odiseut gjatë kthimit të tij në atdhe.

Iliada, Libri II, XVI, XVII, XXI

O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.

I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”

Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia (mbretëri në Epir) pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”

Odisea, Libri XIV, XXI

U ndava, shkruan Homeri te “Odisea”, (libri XIV) për nëntë ditë, kurse në natën e dhjetë të zezë, vala e madhe më shtyu në tokën e thesprotëve (fis ilir). Këtu më priti mbreti i thesprotëve, Feidoni, hero e bujar; i biri i tij i dashur erdhi të më marrë në shtëpi, i dërrmuar nga të ftohtit e nga lodhja; pasi më ngriti, më çoi në pallatin e të atit ku m’i dha të dyja; këmishë dhe mantel.

…Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut , diku në tokat pjellore të thesprotëve ku jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme… Kështu më tha mbreti i thesprotëve Feidoni, i cili pasi u bëri fli Perëndive të pavdekshme, kishte përgatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur për të çuar Odisenë në atdheun e tij. /konica.al /InforCultre.info

InFor. Culture

Recent Posts

Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut

Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut.…

28 mins ago

Enigma e ‘Dorës së Herkulit’: Ku është pjesa tjetër e trupit?(Foto)

Në majë të njërit prej katërmbëdhjetë kodrave në të cilat qëndron Amani , në zemrën antike të…

34 mins ago

Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, merrni kurën bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën…

54 mins ago

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

2 hours ago

28 Nëntor 1913:Prijësit fetarë, muslimanë e të krishterë duke kremtuar 1 vjetorin e pavarësisë(Foto)

Një fotografi e rrallë e cila është bërë virale kohëve të fundit e dëshmon qartazi…

16 hours ago

Realitete nga Lufta e Dytë Botërore: operacioni gjerman në Malësinë e Gjakovës

Mbajtja e Konferencës së Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës në kullën e Sali Manit, në Bujani…

17 hours ago