shkruan Fahri Xharra
Jo pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin ilir të Karnëve, por shënimet për ta janë shumë të pakëta dhe më duhej të gjeja diçka të besueshme; aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir.
Të ju rikujtoj një gjë, kur tregtia e grekët me romakët zhvillohej nëpër Adriatik; ishte urdhër i shkruar që këtij deti t’i ngjitej nga ana perëndimore e tij, sepse kjo lindorja ishte me rryma dhe kundër rryma të mëdha detare, ndaj anijet e pasigurta e pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbej dhe përpihej nga valët e mëdha; arsyetimi ishte gati, na sulmuan piratët ilirë!
Por sidoqoftë, unë e morra rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas John Wilkes-it “The Illyrians” (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere).
Pra, nga albanët drejt e në veri tek Dokleatët, Daorsët, Narensët dhe u ndala për pushim tek Delmatët; pastaj i vizitova Liburnët, Ditionët, Japodët, Histritët për t’u takuar me Karnët e harruar. Ata ishin fqinj me Venetët. Po, të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.
Karnët (gr. Καρνίοι) ishin një fis i Alpeve Lindore, të cilët jetonin në male në mes të Norikumit dhe Venetisë. Ishin fis iliro-kelt, disi të përzier me venetët. Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi, por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep” dy qytete afër brigjeve të Adriatikut. Eponime te tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia.
Sa e varfër paraqitet historia e tyre duket, kur thuhet se gjoja ardhja e parë e Karnëve ishte në vitin 185 para Krishtit, atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra e fëmijë kishin marrë udhën e rrafshinave dhe aty diku e ngritën qytetin Akyleja. Tmerr! Romakët pas ca kohësh i detyruan që ata me dhunë të ngjiten sërish në male.
Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme. Karnët e krijuan miqësi me Histritët, Lapidët dhe Tauriskët. Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 para Krishtit Karnët u nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus.
Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta?
Perandoria Romake, megjithëse u ngrit nga ne e mbi ne, së bashku me ne tokat tona, e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë.
Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë, por fatbardhësisht shpëtuam vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë.
Pra, këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.