Shkruan: Muharrem ABAZAJ
PROFECIA E EQEREM. ÇABEJT
“shqipja mund të bëhet një ditë çelësi kryesor i zbërthimit të mbishkrimeve mesape.” (E.Çabej ) ( Botuar dje ne gazeten “ Telegraf “
Problem i zbulimit të prejardhjes së gjuhës shqipe, si tipari dallues dhe që shpie në përcaktimin e etnogjenezës së kombit tonë, nuk është zgjidhur ende përfundimisht. Albanologjia ka arritur në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, përfundim i drejtë, por ende në stadin hipotetik, pasi gjuhësisht kjo gjë nuk është provuar ende.
Le t ’i referohemi për këtë E. Çabejt i cili është kontributori kryesor i këtij përfundimi. Ai pranon se problem i prejardhjes së gjuhës shqipe nuk është zgjidhur përfundiomisht pasi: “ të dy gjuhët ( ilirisht dhe trakisht. shënimi ynë ) mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve.( Një shkrim i panjohur i E.Çabejt. publikuar nga M. Zeqo.17 janar 2017 në gazetën “ Dita:”
.Por ai ishte i bindur se në të ardhmen mund të gjendeshin materiale gjuhësore që do ta provonin plotësisht këtë gjë. “ Në krahinën qëndrore të Italisë, kanë banuar etruskët, gjuha e të cilëve u ka rezistuar gjer më sot përpjekjeve të gjuhëtarëve për ta interpretuar… “…mesapishtja, si i vetmi dialekt i ilirishtes që dokumentohet me mbishkrime, mbase është caktuar të luajë rolin e një çelësi për të hyrë sadopak në errësirën e shkallës antike të shqipes. Ndërsjelltas, edhe shqipja mund të bëhet një ditë çelësi kryesor në zbërthimin e mbishkrimeve mesapike.” ( Hyrje në Historinë e gjuhës shqipe f 55,.87 )
Mësapët kanë banuar në Italinë e Jugut. Në këtë territor janë gjetur një numër i madh mbishkrimes të lashta të cilat ruhen me kujdes nga dhteti italian
Duke punuar për vite të tëra kemi mundur, ndër të tjera, të deshifrojmë me anën e gjuhës së sotme shqipe edhe mjaft prej këtyre mbishkrimeve mesape.
. Këto deshifrime po vazhdojmë t’i publikojme pa ndërprerje për gati dhjetë vite me botime librash, artikuj gazetash dhe në rrjetet oniline. Ato kanë ngjallur një interes të madh tek shumë studjues dhe lexues, por ende Akademia e Studimeve Albanologjike, nuk e marr mundimin të shqyrtojë vërtetësinë e këtyre deshifrimeve, pasi është paragjykuese për mundësinë e deshifrimit të tyre. Për të gjykuar për vërtetësinë ose jo të këtyre dëshifrimeve, po paraqësim këtu deshifrimin e një mbishkrimi mesap, të cilin e kemi zgjedhur fare të shkurtër dhe lehtësisht të kuptueshëm nga të gjithë ata që e kanë shqipen gjuhën e nënës, pavarësisht nga niveli arsimor i tyre.
Është një mbishkrim mesap i gjetur ne Çilie Messapico, pranë Brindizit.në Itali. Datohet i shek III -. I p.e.s.
Për të lehtësuar ndjekjen e plotë të deshifrimit, po japim disa sqëarime:
Mbishkrimi është shkruar me gjuhën ilirishte e cila është, me pak diferenca, e njëjtë me shqipen e sotme. Ajo është shkruar mëe alfabetin e greqishtes së vjetër. Kjo ka ndodhur për këto arsye: në lashtësi banorët e një territori shumë të gjerë, ku përfshihet edhe territori i Ilirisë, kanë patur një gjuhë të përbashkët e cila sipas shumë studjuesëve, ka qënë gjuha pellage. Gjuha pellazge ka patur alfabetin e saj, alfabet që në leteraturë njihet si alfabeti fenikas.Me këtë alfabet ne kemi deshifruar mjaft mbishkrime të gjetura në territorin e Greqisë, Turqisë, Italisë. Shkrimi pellazg ka qenë shumë i vështirë për komunikim, pasi ai ka qenë një vargëzim shkronjash pa ndarje midis fjalëve. Një mënyrë e tillë shkrimi është përmirësuar në shkrimin e greqishtes së lashtë dhe më vonë në atë të latishtes. Me këtë përmirësim, këto gjuhë, edhe pse të ndërtura mbi bazën e gjuhës dhe të alfabetit pellazg , u bënë gjuhë kulture dhe e shtynë në harresë alfabetin pellazg, por jo gjuhën e folur pellazge e cila u ruajt edhe shumë shekuj më vonë sidomos në zonat rurale. Në territoret ku vazhdohej të flitej pellazgjishtja, ku përfshihej edhe territori ilir dhe ai mesap, për nevoja të popullsisë vazhdohej të shkruhej gjuha pellazge, por duke përdorur herë shkronjat e alfabetit të greqishtes së vjetër, herë të latinishtes Gjuha shqipe e ruan më mirë se çdo gjuhë tjetër trajtën e pellazgjishtes së lashtë.
.Gjuha pellazgo – iliro – shqipe në ato periudha të lashta ka qenë një gjuhë e pa zhvilluar.Fjalët e saj kanë patur trajta të ngurta, pasi ende nuk ishin futur në përdorim mjetet gjuhësore që u japin fjalëve ndryshueshmëri sipas kategorive gramatikore,si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.
Si do ta vini re, mbishkrimi është një përkushtim mbi një gur varri.
Përmbajtja e tij.
Ana Afërdita sheh se tek dera e shtëpisë i ka ardhur babai i saj Theodhori.( Ana ka qenë e martuar ) Ajo e lejon të hyjë brenda në shtëpi të jatin, por me zërin që i dridhej nga emocioni, e këshillon atë që të rrijë aty fare pak, sepse nuk është mirë të qëndrojë gjatë në shtëpinë e dhëndërrit. Një qëndrim i tillë i vajzës mund të ketë shkaktuar një tronditje tepër të madhe tek babai i saj. Ai mundet që të ketë mbetur i vetëm dhe të ketë vendosur ta kalojë atë pjesë të mbetur të jetës së tij, tek shtëpia e vajzës. Por vajza, pavarësisht dashurisë së madhe për babanë e saj, nuk mund të ngrihej mbi traditën e trashëguar në breza, sipas së cilës babai nuk mund të jetonte në shtëpinë e dhëndërrit. Kjo tronditje e madhe mund të ketë pasur një fund tragjik për Theodhorin. Ai do të ketë ndërruar jetë aty në shtëpinë e dhëndërrit. Dhe ky fund tragjik i tij, do të jetë bërë shkak për këtë përkushtim mbi gurin e varrit të tij..
:
.Deshifrimi i plotë
Në fillim kemi zëvendësuar shkronjat e greqishtes së vjetër me ato të alfabeteit të shqipes së sotme
ANAAFRODITALAHINAOFOTO
TIDDAHIPAKATEOTORIDDAO
ATOMSKEOXORRIHIBILIFA
Analizojmë çdo rresht veçmas.
I ANAAFRODITALAHINAOFOTO
Bëjmë ndarjen e fjalëve nga njera – tjetra dhe më pas sqarojmë kuptimin e seicilës.fjalë,
ANA AFRODITA LA HIN A O FOT O
1 ANA emër personi
2 AFRODITA mbiemri.
3 LA folja la e shqipes së sotm
4 HIN folja hin, në trajtën e dialektit të gegënishtes,
5 A folja a, asht, në trajtën e dialektit të gegënishtes.
6 O Tingull që ruan vazhdimësinë e ligjërimit. Ende në krahinën e Korçës përdoret kjo trajtë . “ E o,pse të thashë nuk të rashë.”
7 FOT folja thotë. F>TH
8 Kuptimi i fjalisë: Ana Afrodita ( Afërdita ) la të hijë ( hyjë) asht thotë.
II TIDDAHIPAKATEOTORIDDAO
TI DD A HI PAK AT TEOTORI DD A O
1 TI përemri vetorv ti
2 DD këtu nuk kemi ndonjë fjalë por një belbëzim. Ana e ka të vështirë të shprehë qartë mendimin e saj sepse e kupton që ai do të jetë shumë i rëndë për babain e saj.
3 A HI folja a hi, a hyn.
4 PAK ndajdolja e sasie pak.
5 AT ëmri at, baba.
6 TEOTORI ( Theodhori )
Në shkrimin pellazg kur dy tinguj të njëjtë janë të vendosur njëri pas tjetrit, shkruhet vetëm njëherë.Në rastin tonë kemi bagktingëlloren T në fjalën At dhe Teotori.
7 DD përsëri kemi një belbëzim të Anës, sepse ajo nuk është e bindur as vetë për rsyen pse nuk duhet të qëndrojë gjatë babai në shtëpinë e saj.
9 A , nuk arrin ta shqiptojë plotësisht fjalën at..
Kuptimi I fjalisë: “ Ti, dd. Hi pak at Theodhori, ddd a ”
III ATOMSKEOXORRIHIBILIFA
AT O M SKE O X O RRI HI BIL I FA
1 AT baba
2 O tingull lidhës.
3 M parafjala më, pellazgjishtja nuk e ka përdorur asnjëherë zanoren ë.
4 SKE togfjalëshi s’ ke.
5 O o
6 X ka kuptimin e lidhëzës shkakore pse. Shqiptimi më i hershëm i kësaj lidhëze ka qenë x dhe më pas ka marrë trajtë xe. Në krahinën e Korçës, krahinë ku kanë jetur enkelejtë dhe selët e lashtë,e përdorin ende trajtën ce, në vend të pse.
7 O o.
8 RRI folja rri.
9 HI këtu folja hi, ka kuptimin e ndajfoljes,brenda.
10 BIL bija, vajza.
11 I trajta e shkurtër e përemrit vetor i ( atij i );
12 FA folja tha.
Kuptimi i fjalisë: “ At o, më s’ke pse rri brenda tek bija, i tha.”/InforCulture.info