Nëse e shohim në aspektin e librave më të shitur në botë, që brenda një kohe shumë të shkurtër ka thyer një rekord, del të jetë libri i Hillary Clinton “Living History”.

Hillary Rodham Clinton kryeson në listën e ‘bestseller book’, me librin e saj “Living History”, ku ambiciet e saj politike asnjëherë nuk mungojnë.

Tema e të gjitha bisedave për librin e saj është skandali seksual i Monica Lewinsky e cila gati rrëzoi presidencën e Bill Clinton.

“Natyrisht, ky libër për mua është përpjekja më e mirë për treguar si kalova ato vite në Shtëpinë e Bardhë. Në disa aspekte, kjo është një mbyllje e një kapitulli”, tha Clinton.

Në dhjetor të vitit 2000 “Living History”, iu dhanë 8 milionë dollarë si paradhënie, pasi donte të thyej rekord duke e bërë librin më të kërkuar.

Ky libër gjithashtu është kronika e historisë që jetonte me Bill Clinton, një aventurë tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.

Hillary Clinton është e njohur si ndër femrat më të fuqishme nga miliona njerëz në mbarë botën, e gjithashtu si gruaja e parë që tani dëshiron të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e të bëhet presidentja e parë femër në SHBA.

“Living History”, qysh në ditën e parë të hedhjes në treg në qershor të vitit 2003 nisi të thyej rekordin, kështu brenda vetëm një dite u shitën 200,000 ekzemplarë të tij, e deri sot u shitën me miliona kopje.

Në libër ajo gjithashtu shkruan me sinqeritet, humor dhe pasion rreth edukimit të saj në periferi, e më pas duke u bërë Zonja e Parë më e diskutueshme.

Thuhet se në miliona kopje të shitura nga libri i saj, Clinton ka fituar 4,200,000 dollarë, ku në raportet e fundit thuhet se ka shitur 1.2 milion kopje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here