6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home ART Si e quan Aleksandër Mosiu, mjeshtrin Charlie Chaplin?

Si e quan Aleksandër Mosiu, mjeshtrin Charlie Chaplin?

DY, TË PAPËRSËRITSHMIT!

Aleksandër Mosiu konsiderohej si aktori më i madh i teatrit evropian i kohës së tij. Talenti i tij i jashtëzakonshëm, që kishte spikatur në skenat e ndryshme, ku ai kishte intepretuar rolet kryesore nga veprat e Shekspirit, Gëtes, Tolstoit, etj., kishte bërë që të bënte miq edhe personalitetet më të njohura botërore të kohës, ndër ta edhe Charlie Chaplin-in.

Gazeta franceze “L’Oeil de Paris”, kishte botuar më 10 nëntor 1928, në faqen e nëntë, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, mbi fatin e filmit pa zë në Amerikë.

“Trupa gjermane që luajti për ekranin, pjesën ‘Kean’, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit në Evropë, dha lajme të këqija për filmin amerikan, pa zë.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane, tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur nuk janë cilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë, detyroi teatrot e vërtetë të përgjysmojnë çmimet.

Filmi pa zë, thotë Moisiu, përtej oqeanit, jeton falë Charlie Chaplin-it dhe kur ai të mos jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.”

Moisiu, që ishte mbret i skenës dhe Chaplin, që ishte mbret i fimit pa zë, kishin biseduar për të realizuar një film së bashku, që nuk u realizua kurrë,.. me gjasë, për shkak të vde’kjes së hershme të Moisiut. /Konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments