6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KËSHILLA Kundër kollës – Kura natyrale me xhenxhefil, qepë dhe hudhër

Kundër kollës – Kura natyrale me xhenxhefil, qepë dhe hudhër

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Statistikat tregojnë se të rriturit sëmuren nga e ftohura 2 deri në 4 herë në vit, ndërsa fëmijët nga 6 deri në 10 herë në vit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, viruset që shkaktojnë të ftohurën arrijnë në 200.

Këto viruse mund të jetojnë tek sendet ose sipërfaqet e prekshme për deri në 48 orë.

Në 60 përqind të rasteve të të ftohurës në mbarë botën, mjekët rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve, ndonëse sëmundja nuk shkaktohet nga një bakter.

Për pasojë, në këto raste antibiotikët janë krejt të panevojshëm.

Kura Natyrale Me Xhenxhefil Dhe Hudhër Kundër Kollës

Kolla mund të bëhet problematike nëse zgjat për një kohë të caktuar.

Ndonëse ajo përbën mënyrën më të shpejtë të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e trasha, kolla mund të jetë problematike.

Nëse ajo zgjat mbi 8 javë, atëherë nuk duhet ta shtyni as edhe një minutë takimin me mjeku.

Që të siguroheni se kolla do të ikë bashkë me sëmundjen, përveç medikamenteve, duhet të konsumoni edhe produkte natyrale që e pastrojnë organizmin.

Për këtë kurë natyrale ju nevojiten:

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,

2 ose 3 thelbinj hudhër të copëtuar

Lëngu i një qepe,

2 lugë çaji me mjaltë

2 gota me ujë (500 ml)

Përgatitja:

Hidheni ujin në një tenxhere. Shtoni xhenxhefilin e grirë ose të prerë në feta sipas dëshirës.

Shtoni hudhrën dhe më pas lërini të marrin valë në një temperaturë mesatare.

Më pas uleni temperaturën, mbylleni kapakun e tenxheres dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 deri në 8 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Kullojeni lëngun në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e qepës.

Hidhni edhe dy lugët e çajit me mjaltë, përziejeni çajin mirë dhe pijeni.

Kjo kurë duhet konsumuar dy ose tre herë në ditë kundër kollës me sekrecione dhe asaj të thatë.

AgroWeb.org këshillon që për fëmijët mbi 5 vjeç nga pak çdo ditë deri sa kolla të qetësohet. Jo më shumë se 3-4 ditë rresht./AgroWeb.org/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments