Quhet Sulabh Lamba dhe është vetëm 21-vjeçar, nga Rewari, India, por që në setin e tij të fundit shkrepi fotot e pabesueshme, ndërsa dielli po perëndonte në Goliaka, Haryana.
Përshkrimi i këtij fotografi quhet ‘artist vizual’, ku pavarësisht moshës së re, po bënë bujë me fotografitë e veçanta që po cilësohen një risi në fushën e artit.
‘Një siluetë e përsosur duhet të përcjellë ndjenjat pa treguar shprehjet e fytyrës’, shprehet Sulabh.
Duhet theksuar se ai filloi së pari të marrë fotografitë krijuese të perëndimit të diellit katër vjet më parë dhe tani e bën atë me kamerën e tij Nikon D5300 me një lente 70-300 mm. /Albinfo.ch/InforCulture.info