Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë, vend ky që nuk ka ndryshuar emrin e vet që nga krijimi i saj. Kjo ndodhi në vitin 681 pas lindjes së Krishtit.

Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë, u themelua 7000 vjet më parë. Kjo e bën atë qytetin e dytë më të vjetër në Evropë.

Bullgaria vjen e treta në listën e vendeve me vendet më të vlefshme arkeologjike të zbuluara në territoret e tyre, të paraprira vetëm nga Greqia dhe Italia.

Në territorin e Bullgarisë janë zbuluar mbi 15 mijë varrime trake, shkruan IndeksOnline. Pjesa më e madhe e tyre ende duhet të hulumtohen.

Ka dëshmi të forta historike se vera është prodhuar në territorin e asaj që sot është Bullgaria moderne – që nga Epoka e Gurit. Sot vendi ka fituar reputacionin e një prodhuesi të klasit botëror të verës.

Kosi bullgar është më i miri në botë, pa asnjë dyshim për këtë. Kjo është në sajë të bakterieve unike Lactobacillus bulgaricus të përdorura për prodhimin e tij që mund të gjenden vetëm në territorin e këtij vendi.

Gati një e treta e Bullgarisë mbulohen me pyje dhe kjo nuk duhet të jetë shumë e habitshme duke pasur parasysh faktin se në territorin e saj ka mbi 40 male. Eshtë e panevojshme të thuhet, ata janë të gjithë të mirë për ski dhe alpinizëm.

Bullgaria është vendi me numrin më të madh të burimeve minerale natyrore në Evropën kontinentale – mbi 600.

Krijuesi i famshëm i Facebook Mark Zuckerberg ka një origjinë bullgare dhe ai është emëruar pas gjyshit të tij bullgar – Marko. Gjyshi i tij ka emigruar nga Bullgaria në vitin 1940.
Kompjuteri i parë në botë u krijua nga një bullgar. Në periudhën 1937 – 1942 John Atanasoff, një shkencëtar me prejardhje bullgare, së bashku me Clifford Berry, një shpikës amerikan që punonte për Universitetin e Ajovas, krijoi dhe zhvilloi pajisjen e parë dixhitale elektronike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here