KTHIM NË KOHË

NGA: Ruzhdi Peçani

Tani dua qe te largohem nga e perditeshmja,nga lajme stresi qe po terorizohemi nga mediet dhe portalet per asociacionin, plaçkitjen e 2 mln.nga thesari i shtetit, skandali i ambasadorit, grabitja e kasafortes ne AVU e çka jo tjeter? Si me shkruante miku im mga Kanadaja “se s’eshte pune te degjosh nje lajm te mire nga Kosova”.Keshtu,te pushoj nga e gjithe kjo,do beje nje shkeputje nga perditshmeria me nje kethim ne memorjen time dhe ate per 57 apo 50 vite prapa,separi kethehem ne vitin 1963

Syzheu i ketij shkrimi,ne mesin e ngjarjeve eshte apo qendron libri ne letersi!
Ne kete vit une nxenes i kl.III-te.Sa gezim ishte kur mesuesi yne,poeti per femije, Gani Xhafolli,tani i ndjere.na sillte revisten “Pionieri”.Pionieri dhe mesuesi im do jene shtytes qe une te filloj te shkruaja vjerresha.Ne kete vit ndodhi termet i fuqishem ne Shkup.Per kete ndodhi shokut te klases iu botua ne Pionier vjerrsha “Shkupi”,po ne ate numer dhe vjerrsha nga une “Vjeshtes”,sa u gezuam dhe keshtu mesuesi vazhdonte t’a sillte Pionierin si nje dritare per ne dhe keshtu vazhdonim mesimet me mesuesin,qe gjthnje mbeti ne kujtesen time dhe jo vetem!

Hyrja zyrtare e Gjimmazit ne Lipjan

. . . . . .
Viti 1969, ne Kosove po fillonte te ndodhte nje Rilindje ne kulture,ne letersine shqipe,arte dhe jo vetem! Filloi te vinin libra nga Shqiperia,po ndodhete diçka e jashtezakonshme qe dikur vetem imagjinonim! Une,tani isha gjimnazist ne vitin dyte.Ne vazhden apo pjese e kesaj Rilindjeje ishim dhe ne mxenesit. Te them se ishte ne trend
leximi i romaneve te letersise shqipe,sikur ishte nje gare e pa shpallur se kush do bente me shume lexime. Ne klase,mes pushimeve degjoheshin bisedat,komentet dhe pyetjet, si Ke lexuar romanin.”Lulja e Kujtimit” te Foqion Postolit?,po “Sikur te isha djale” nga Haki Stermilli,”Perseri ne kembe”Dh.Xhuvani dhe tituj tjere te shumet.
Ne kultivimin e kultures se leximit do te bente shume profesori i gjuhes dhe letersise shqipe prof.Dr. Skender Gashi,profesorit te ndjere i jemi shume mirenjohes si gjenerate e pare e Gjimnazit ne Lipjan dhe perhere do mbetet ne mendjet tona!
Kjo ishte koha kur une do filloj te shkruaj dhe botoj poezi ne revisten e te rinjeve “Zer i Rinise”.
Isha 16 vjeç
Pezia ime e pare,me qe te gjtha me jane djegur ne 1999,po e.sjelle te shkruar tani,kete nuk munda t’a harroja:

FRESK DASHURIEj

Bashke u kacafytem ne kete bote, Ngadhnjeu zemra,ishte me e forte

Zemres sime i dhurova puthje embelsimi, e ne buze mbaja gaz gezimi,

Syte e saje,shkelqenin margaritar,
U gezova, dashuria do na vej mbar!

Me posht, dy poezi qe.kisha derguar redaksise “Zeri i rinise” per botim, dhe ishin botuar
Kjo vetem me ka mbetur ne sfond!

Si me mdihmoi letersia t’i pergjgjem pyetjes ne Psikologji?

Profesori shume i nderuar i psikologjise prof.Dr. Bektesh Bekteshi do le tek une nje ndikim,ashtu edhepse une,pas gjimnazit do studijoja inxhinjerine,psikologjia me Frojdin mbeten gjate me mua!
Me botimin e poezise “Ate nate”,po ne ate numer te revistes ishte dhe poezia edhe e prof.Bekteshi keshtu ai kishte lexuar poezine time. Ne oren e psikologjise do me bente pyetjen: Ne poezine tende shkruan “tani te dua dhe te urrej…”,si qendron kjo, te dua dhe te urrej? Ne nje moment mbeta i stepur! Eshte ky provokim,mendoja,apo dyshim se mos kam huazuar keta rreshta? Pas pak pergjigja ime ishte: Se ne librin “Teoria e Letersise” te prof. Gani Lubotenit, ku behet fjale per poezine patriotike,shkruan se patriotizmi i skajshem din te kaloj ne shovenizem! Keshtu profesori me vuri nje pese ne ditar!

Si shkrova me siper,libri ishte trend per lexim po dhe ne blerjen per nke biblioteke personale.Kjo sikur ne te sotmen,por jo per liber,po kush ka telefon mobil me te avancuar si Iphon 12.apo Samsung 20. Kjo eshte mire qe te rinjet te kapin trendin e teknologjise apo te mbajne hapin me teknologjine informative, kjo eshte domosdoshmeri por pa lene anash librin, letersia dhe arti praqesin kulturen!

Dua te besoj se sadopak,ju shoke te gjimmazit,po dhe miqe nga fb. qe keni perjetuar ato vite, u kam bere edhe nostalgjik me kete kethim ne kohe, duke u larguar per sado pak çaste nga perditshmeria

Image may contain: house and outdoor
No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here