Nëse jeni të zemëruar, kali juaj sipas të gjitha gjasave do ju jap një shikim nga anash. Edhe të rrahurat e zemrës së tij do të përshpejtohen. Që të dyja janë indikacione se kali njeh emocionin e njeriut.

Shkencëtarët e Universitetit Sussex në Britaninë e Madhe kanë përdorur fotografi të fytyrave të burrave dhe kanë vërejtur se kuajt e zbutur “reagojnë negativisht” ndaj fytyrave të zemëruara.

Gjetjet janë botuar në revistën Biology Letters.

Eksperimenti është bërë me 28 kuaj.

“Reagimi ndaj shprehjeve të zemëruara në fytyrë ka qenë jashtëzakonisht i qartë – kishte përshpejtim të të rrahurave të zemrës, dhe kuajt kthenin kokën për të parë fytyrën e zemëruar me syrin e tyre të majtë”, ka thënë hulumtuesja Amy Smith.

Rezultate të ngjashme janë konstatuar së voni edhe te qentë e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here