Në foton e ilustruar është një nga pikturat e Edmund Blair Leighton piktori i njohur britanik i cili fokusoi punimet e tij në skenat e zhanerit historik dhe në temat mesjetare.
Në pikturën e tij shihet një kalorës shqiptar me flamurin e Skënderbeut i cili pret çifin ndërkohë që zbret nga shkallët.
Publicistja e njohur Laureta Petoshati, ka ndarë për miqtë e saj në facebook një pikturë të viteve 1888 nga Edmund Blair Leighton ku duket qartasi edhe simboli i vendit tonë duke e quajtur kështu krenari kombëtare.

“Call to arms” është piktura e viteve 1888 e cila pasqyron imazhin e një nuseje dhe dhëndrit të cilët janë duke hedhur hapat e parë jashtë kishës, ndërkohë që në sfond duket edhe imazhi i një kalorësi shqiptar i cili ka mbuluar mburojën luftarake me flamurin e Skënderbeut. /Ra.My. Fjala.al/
