”Besën dhe ndershmërinë tënde, o princ fort bujar Skënderbe, unë e kam nderuar gjithmonë. Për këtë arsye nuk mund ta besoja, që ti, princ shpirtmadh e fisnik, t’i shkelje aq lehtë dhe pa menduar shumë, besën e paqen që kishe prej kohësh me mua.”

Konstandinopojë/7 maj 1463

I madhi dhe i fuqishmi mbret Mehmeü II, perandor i mbarë mizullit që nga Lindja në Përendim, të madhërishmit Skënderbe, princ të Epirit.


Besën dhe ndershmërinë tënde, o princ fort bujar Skënderbe, unë e kam nderuar gjithmonë. Për këtë arsye nuk mund ta besoja, që ti, princ shpirtmadh e fisnik, t’i shkelje aq lehtë dhe pa menduar shumë, besën e paqen që kishe prej kohësh me mua. Me të vërtet ti, siç marrë vesh, pasi kalove me ushtri të shumtë në tokat e mia, more ç’andej me vete një plaçkë me të vërtet fort të madhe, duke shkretëruar gjithçka me zjarr e hekvir. Unë e kam hetuar dhe e di me siguri se shkaku i kësaj ngjarjeje kanë qenë venedikasit, me këshillat dhe porositë e të cilëve ti u nxite që ta bësh këtë. Ti e fillove luftën kimdër meje; ti u bëre shkelës i besëlidhjes dhe dhunues i të drejtës së popujve; i gabuar sigurisht nga lavdërimet, nga dredhitë dhe dhelpëritë e tyre. Prandaj imë, duke pasur parasygh më tepër shkaktm e turpit se sa vetë turpin, mendoj se ty duhet të të vëhet një faj i vogël fare ose asnjë faj, përkimdrazi u hjedh atyre, të cilët kanë qenë për mua gjithmonë armiq e kundërshtarë të përbetuar.


Po çfarë rëndësie kanë këto për mua, o Skënderbe? Të pafundme dhe shumë të mëdha janë zotërimet e mia. Mos pandehe se i sjell ndonjë humbje të rëndë perandorisë sime me plaçkitjet që po bën pa pikë turpi si ndonjë hajdut, më fort se sa si një armik i vërtetë, në viset tona duke rrëmbyer bagëti e duke djegur me zjarr e hekur vendbanimet e popullit tim ? Përkundrazi, unë as që e quaj këtë për dëm, por vazhdo në rast se të duket kështu e drejtë, sepse unë miqësinë dhe dashurinë tënde e quaj më të shtrenjtë se çdogjë tjetër që kam në këtë botë.


Dhe me të vërtetë unë, siç e di, të kam dashur gjithmonë me një mënyrë të veçantë dhe të kam rrethuar ngahera me një dashuri të rrallë dhe sa herë që sjellë ndërmend atë moshën tonë të njomë dhe shoqërinë tonë, kur jetonim së bashku në pallatet e tim eti, në Adrianopojë, është e pamundur që të mos ndjej se kam për detyrë të të nderoj në mënyrë të veçantë.


Prandaj, o Skënderbe, më tepër të këshilloj që ne, duke përtëritur kushtet e mëparshme tè paqes sonë, ta vazhdojmë përsëri duke e forcuar atë me be(së), sepse, po ta kishim siguruar që më parë me be(së), ti nuk do t’i kishe lejuar vetës në asnjë mënyrë që atë ta prishje, i shtyrë nga venedikasit apo të bije në grackat dhe lajkat e tyre.


Për këtë gjë është e domosdoshme që ne ta sigurojmë dhe ta forcojmë  përsëri dhe përjetë besëlidhjen dhe paqen ndërmjet nesh me be të shenjtë nga të dy palët. Në qoftë se do ta bësh këtë si shpresoj, dhe të më dëgjosh mua, pa dyshim që ti do të mbrëtërosh përgjithmonë bashkë me pasardhësit tu dhe do t’i kesh të pacënuara gjithë pronat dhe zotërimet tua.
Përndryshe, besom mua, do të pendohesh shumë shpejt. Ti i di tashmë fuqitë e mia dhe mendohu  a mund t’u bësh ballë me sukses. As mbretërit, fqinjë të tu, as venedikasit mendjemëdhenj e mashtrues, nuk mundin të të shpëtojnë nga dora dhe tërbimi im. A nuk e sheh se gjithë grekërit pothuajse janë zhdukur, se perandori i Trapezunit është rrëzuar nga froni prej nesh, se princërit rashianë (serbë-m.a) dhe tribal (shqiptarë) janë rrënuar, se ilirët(kroatë e boshnjakë) janë shpartalluar dhe se mbretëritë e gjithë Azisë dhe mbretër e princër të tjerë  janë vënë nën zgjedhën dhe nën sundimin tim?


Dëgjo pra, o Skënderbe, këshillën time, qëndroju zotimeve, sepse, për Herkulin, s’do të gabosh!
Prandaj, shikoni me kujdes edhe njëherë sa keni bërë për ma- rrëveshjen tonë të mëparshme; ju rekomandoj të pranoni mundësitë e ofruara të bëni një marrëveshje të re; të pranoni paqen me vullnet të mirë, në mënyrë që të mbeteni Zot i vendit tuaj.
Për këtë punë ne kemi ngarkuar Mustafanë, shërbëtorin dhe lajmprurësin tonë, i cili po vjen te ti ; atij t’i zësh besë pa asnjë dyshim për të gjitha çështjet që do t’jua thotë.

Qofshi me shëndet të mirë e jetë të gjatë.
Nga Konstandinopoja, qyteti ynë mbretëror, 7 maj 1463 (Hixhri,
869).

Mehmeti II, mbret i turqve dhe perandor i Lindjes dhe Perëndimit.

(Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit. Fondi Miscellaniae-ARM. II.Vol.3, f.653r-654v, ose paginimi i vjeter: 648r-649) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here