Fatmirësisht vetëm një pjesë e vogël e popullsisë (1 në 1000) mund të përjetojnë një reaksion alergjik nga bleta apo grenxa. Reaksioni alergjik mund të ndodhë në çdo moshë, afërsisht 3 % e adultëve dhe 1 % e fëmijëve bëjnë një reaksion nga hymenopteret. Alergjia nga bleta ose nga grenxa është dyfish më e shpeshtë te burat se te gratë. Më shumë se sa e lidhur me ndjeshmërinë, kjo shifër ka të bëjë me ekspozimin më të madh të meshkujve ndaj hymenopterëve. Nuk ka një shoqërim të qartë midis alergjisë nga helmi I bletëve/grenxave dhe alergjive të tjera.  Personi që ka bërë alergji  nga pickimi I bletës mund të ketë edhe nga grenxa. Ky quhet kros-reaktivitet.

Cilat janë shenjat me të cilat shfaqet një reaksion alergjik nga hymenopterët?

Reaksionet më të rënda ndodhin brenda 20 minutave nga moment i pickimit dhe mund të jenë kërcënuese për jetën. Personat të cilët kanë patur një reaksion nga bleta/grenxa të mëparshëm, kanë probabilitet më të madh për të patur një reaksion më të rëndë në pickimin pasardhës. Në këtë rast shenjat të cilat pasojnë janë:

  • Vështirësi në frymëmarje
  • Skuqje dhe elemente të lëkurës edhe në distancë nga vendi i pickimit.
  • Kruarje në të gjithë trupin
  • Enjtje të syve, buzëvë, fytit, në distancë nga vendi i pickimit.
  • Fishkëllima në kraharor.
  • Vështirësi në gëlltitje.
  • Dhembje të forta të barkut.
  • Ulje të tensionit.
  • Dhe deri në humbje të vetëdijes dhe urinim të pavullnetshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here