Gouffre Berger, një prej shpellave më të thella në botë
20 Oct 2016Gouffre Berger është një shpellë në Francë, për të cilën – deri në vitin 1963, mendohej se ishte shpella më e thellë në botë. Pika më e thellë e kësaj shpelle, që është matur deri më tash, është 1.191 metra, ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, kjo shpellë është e 28-ta më e thellë në botë dhe e katërta më e thellë në Francë.
Gjatë viteve të kaluara në këtë shpellë kanë humbur jetën gjashtë persona. Për vdekjen e pesë personave, sipas organeve të rendit, shkaktar ishte uji që gjendet në fund të shpellës.
Gouffre Berger është një shpellë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë periudhës së shirave, kur mund të shndërrohet në kurthë natyrore për të gjithë ata që futen brenda saj. Përderisa lëshimi në shpellë mund të ecën relativisht shpejt, kthimi prapa mund të marrë kohë, 15 deri në 30 orë – madje, pa pauza të mëdha.
Momentalisht rekordin për qëndrimin më të gjatë brenda kësaj shpelle 1.191 metërshe e mbanë Ken Pearce, mësues i metalurgjisë nga Britania e Madhe, bashkë me klubin Pegasus nga Nottinghami dhe Peter Ëatkinsonin. Në këtë shpellë ata kishin qëndruar plot 13 ditë.
Autor i fotografive të kësaj shpelle që i sjellim në vijim është fotografi britanik Robbie Shone, i cili kohë më parë ka qëndruar në këtë shpellë bashkë me 20 aventuristë. /