Kjo bankë u ngrit në vitin 1937 dhe kishte si drejtues një bankier italian.
Kryesimi nga një bankier i huaj u bë nga pushteti i kohës me argumentin se Shqipëria në atë periudhë nuk kishte bankierë.
Interesat e kredive për fermerët ishin rreth 7 përqind ndërsa, rast pas rasti, parashikohej që një pjesë e interesit të kredisë të subvencionohej nga shteti. Kredia mund të merrej vetëm për aktivitet bujqësor e blegtoral.
Nëse paratë e kredisë përdoreshin për qëllime të tjera apo dëmtoheshin asetet e vendosura si garanci, atëhere parashikohej dënim me burg deri në 5 vite.


