Qarkullojnë shumë fjalë se diabetikët nuk hanë dot fruta, prej sheqerit të lartë.
Këto spekulime nuk janë të vërteta, sepse frutat nuk kanë vetëm sheqerin.
Frutat dhe diabeti
Frutat kanë vlera të mëdha ushqyese, jo vetëm për diabetikët.
Ato kanë vitamina, antioksidantë, fibra dhe minerale.
Përkundrazi, frutat u bëjnë mirë diabetikëve, nëse nuk e teprojnë me racionet që marrin.
Fibrat, për shembull, pengojnë rritjen e nivelit të sheqerit, që vjen shpesh pas ushqyerjes.
Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Karbohidratet për diabetikët
Aspekti negativ i frutave është se konsiderohen si karbohidrat me sheqerna natyralë, të quajtura fruktozë.
Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.
Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.
Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët
Glicemia në ushqim, tregon edhe shpejtësinë që organizmi përthith glukozën ngau shqimi.
Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.
Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.
Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli.
Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi.
Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.
Kombinoni frutat me proteinë
Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos.
Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë.
Shmangni Frutat e Thata dhe Lëngjet e Frutave
Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme.
Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.
Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës.