6.1 C
Pristina
Sunday, March 7, 2021
Home KËSHILLA Frutat dhe perimet ideale për t’u shtrydhur

Frutat dhe perimet ideale për t’u shtrydhur

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat .Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura. Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.

Më poshtë do të gjeni disa receta të shëndetshme për një lëng të pasur në vlera.

Spinaq, avokado dhe mollë  

Përbërësit:

Një gotë e gjysëm me lëng molle

2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.

Një mollë e paqëruar

Gjysëm avokado e ndarë në copa.

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, ananas dhe banane

Përbërësit:

Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit

2 filxhanë me spinaq

Një filxhan e gjysëm me copa ananasi

Një banana e ndarë në copa.

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, rrush dhe arrë kokosi

Mjaftojnë tre përbërës dhe do të konsumoni një mëngjes të plotë në vlera dhe ushqyes, sugjeruar nga agroweb.

Përbërësit:

Një filxhan me rrush pa fara

Një filxhan me spinaq gjethevogël

Gjysëm filxhani me akull

Gjysem gote me qumësht të arrës së kokosit.

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, selino, mollë

Përbërësit:

Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.

Një kërcell selinoje

Gjysëm banane

Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile

Gjysëm gote me akull

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilët nga smart-telefonat kanë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë?

Webfaqja e njohur teknologjike, Tom’s Guide, ka publikuar një listë të smart telefonave me jetëgjatësinë më të madhe të baterisë.

Pesë fakte që tingëllojnë të rreme, por në fakt janë të vërteta

1. Nëse vendosni kripë të thjeshtë kuzhine në ananas të freskët, shija e ananasit në të vërtetë do të jetë më e...

Historia 2000-vjeçare e ushqimit më të famshëm italian

Italia, vendi i artit të Rilindjes, Romës së lashtë, monumenteve të mrekullueshme, kolosëve të mëdhenj të kulturës, por edhe e një ushqimi...

Hoteli i parë në hapsirë pritet të hapet në vitin 2027

Ëndrra e udhëtimeve në drejtim të hapësirës, po bëhet gjithnjë e më e prekshme, sidomos tani që hoteli i parë në hapësirë...

Recent Comments