Trupi juaj posedon mundësitë e nevojshme, natyrale, që të largojë mikrobet, alergjenët dhe irrituesit. Hundët që rrjedhin shpeshherë rritin shumën e mukozës që prodhohet në sinuse, e po ashtu edhe nëpër kalimet nazale. Në vijim ju paraqesim disa nga zgjidhjet natyrale për ta shëruar hundën që rrjedhë.
ZGJIDHJA ME UJIN E NJELMËT
Ka shumë veti shëruese që ofron uji i njelmët në kalimet nazale. Së pari, ndihmon në heqjen e mukozës shtesë, duke e bërë më të lehtë eliminimin e tyre dhe të merrni më lehtë frymë. Pastaj mundëson edhe largimin e irrituesve. Në 2 gota ujë të vluar, tretni ½ e lugës kripë, uluni, shtrini kokën dhe hidhni disa pika në zgavrat e hundët.
SHAFRANI
Kjo erëz mirë e njohur njihet për efektin e saj në ilaçet shtëpiake, pasi që përmban përbërës të fortë kundër mikrobeve dhe kundër inflamacioneve. Për të ndier lehtësim nga hundët të rrjedhin, thjesht tretni një lugë shafran në një gotë qumësht të ngrohtë dhe e merrni para se të flini.