6.1 C
Pristina
Wednesday, February 24, 2021
Home ART ''Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot..'' -...

”Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot..” – Victor Hugo

NË T’ERRËT BOTA E VJETËR

Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot.
Kurrë ndonj’herë s’je ngritur kaqë sa sot.
Po ç’ke, vallë, që dukesh kaq i ngrysur, i nxirë?
Përse këlthet kështu së thelli si egërsirë?
Përse ky shi i fortë, ky rrebesh e ky terr?
Kjo shqot’ e zezë, e marrë, që sokëllin si Ferr?
Vala jote po ngjitet lart e më lart gjithmonë!
Qëndro! Mos shko më tutje! S’ke lejë! Ndal të thonë!
Ligjet e vjetra, frenat, të vjetërat kufi,
Injorancën, mjerimin, hiçin, – këto qeli,
Këto burgje të shpirtit, ku vdes e fundmja shpresë,
Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanë pjesë,
Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt
Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpërdrejt, –
Sakën! sakën se i prek këto të shënjta gjëra!
Pa zbrit aty dhe hesht! Këto mure të gjëra
plot kulla, i ndërtova rreth mbarë njerëzimit.
Po ti gjith ulërin! Gjith çohesh prej tërbimit!
Çdo gjëje po i turresh me sulm e me vërtik:
Vate ungjilli i vjetër, vate kanuni antik!
Trekëmbëshi vala jote e shëmbi, e gllaburoi.
Mos, mbretin! Mzos e prek! – O qiell! E rrëzoi.
Mos, njerëzit e shënjtë! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin!
Ndalu të thonë! – I fshiu të gjithë, u bëri varrin!
Zoti të tha: – Tallaz, më tutje ti mos shko!
Po ç’është kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo!
Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjëmë e dhunë.

Victor Hugo /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Qentë me ngjyrë blu, misteri që po habit të gjithë

Fotot e disa qenve që kanë marrë një ngjyrë blu janë bërë virale në rrjete sociale. Ngjyra blu besohet të jetë shkaktuar...

Çfarë ndodhi pas vitit 1918, kur pandemia me gripin spanjoll mori fund?

Kur përmendim 2020, na shkon mendja te, sigurisht, Covid-19.Por… ajo që të gjithë pyesin: Si do kalojmë nga...

A e keni ditur: Kjo pjesë e veturës mund të ua shpëtojë jetën në rast aksidenti

Shumë njerëz nuk e kanë ditur që mbështetësja e kokës së veturës mund të u shpëtojë jetën, në rast aksidenti. Nëse jeni...

Migët legjendarë të Shqipërisë tek dergjen në tunele (Fotogaleri)

Dikur Shqipëria kishte një forcë ajrore që e kishin zili vendet e rajonit, por sot maksimumi kemi disa helikopterë.

Recent Comments