Protection and Preservation of Natural Environment in Albania përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se është bërë dokumentimi i folezimit të lejlekut të zi (Ciconia nigra) në Shqipëri. /InforCulture.info
Ky është postimi i plotë.
KONFIRMOHET FOLEZIMI I LEJLEKUT TË ZI NË SHQIPËRI
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa fotografi të vrojtimit të një familjeje të lejlekut të zi (Ciconia nigra) në vendin tonë. Pikërisht këto foto përbëjnë raportimin e parë dhe konfirmojnë folezimin e këtij lloji në Shqipëri.
Lejleku i zi konsiderohet si një lloj endacak, vetmitar si dhe preferon të ndërtojë foletë në pemë të larta, në pyje të vjetër të pashqetësuar ose në shkëmbinj, siç është dhe rasti i dokumentuar në foto. Dieta e tij konsiston më së shumti me peshq, por ushqehet dhe me amfibë, reptilë, insekte etj.
Ky dokumentim është bërë në grupin e pasionantëve te fotografise së jetes së egër Wildlife – Albanian Photographers nga z. Gert Hoxha, të cilin e falenderojmë pa masë për këtë gjetje dhe raportim kaq të rëndësishëm. Ky lajm është shpresëdhënës për të gjithë ne dhe urojmë që kjo familje të mos jetë e vetmja e këtij lloji në vendin tonë.
*****
We have the pleasure to share with you some photos of the observation of a black stork family (Ciconia nigra) in our country. These photos constitute the first report and confirm the nesting of this species in Albania.
The black stork is considered a shy and wary species. The breeding pairs usually prefer to build nests in large forest trees, or on cliffs, as is the case documented in the photo. Its diet consists mostly of fish, but also feeds on amphibians, reptiles, insects, etc.
This documentation was posted in the group Wildlife – Albanian Photographers by Mr. Gert Hoxha, whom we thank for this important and valuable discovery. These news are hopeful and we wish that this family of this species is not the only one that nests in our country.