Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Civita, fshati arbëresh në Itali që po ruan traditat e të parëve

I themeluar në shekullin XV, Civita cilësohet si një nga fshatrat më të bukur në Itali.

Sipas turiscalabria.it, ky fshat u themelua në vitin 1471 nga disa familje shqiptare që po iknin nga turqit.

Civita (apo Çifti në shqip) u ndërtua mbi rrënojat e qytetit Castrum Sancti Salvatoris. Ky i fundit ishte shkatërruar nga një tërmet në vitin 1456.

Tutje, në artikull thuhet se këtë qytet ia dhuroi Skenderbeut mbreti Ferrante i Aragonit, si shpërblim për mbështetjen që Skenderbeu ia kishte dhënë Aragonit gjatë luftës me turqit.

Qyteti është i karakterizuar me bukuri natyrore dhe në të banojnë qindra arbëreshë, të cilët kanë ruajtur traditat e të parëve.

Së fundmi, këtij fshati i është kushtuar hapësirë edhe në faqen zyrtare në Facebook, të ministrit të Shtetit për Diasporë.

Fshati arbëresh Civita – Çifti në Italinë e jugut, i themeluar gjatë viteve 1467-1471, me banorë kryesisht nga Kruja. Sot në këtë vend jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat e të parëve të tyre”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së Civita-s.Presheva.com/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

1 hour ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

2 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

2 hours ago

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarve

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarveTipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë…

2 hours ago

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

5 hours ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

5 hours ago