Këto imazhe të mrekullueshme tregojnë se si guri është një material ndërtimi, që mund të jetë formal dhe elegant në të njejtën kohë.
Fotografitë janë paraqitur në një libër të ri të quajtur ‘Stone’, nga arkitekti William Hall, i cili ka koleksionuar një përzgjedhje spektakolare të strukturave të ndërtuara 5000 vjet më parë, dhe nxjerr në pah bukuritë e tyre.
Në mesin e ndërtesave të paraqitura janë: Një kanal i mrekullueshëm romak në Francë, një kishë e shkullit të 12-të e ndërtuar brenda një gropë të gdhendur në Etiopi, muze të çuditshëm, dhe një shtëpi e rrethuar me gurë në Portugali.
Libri gjithashtu paraqet projekte nga arkitektët më të mirë bashkëkohorë në botë, nga ndërtimi i Operës Kombëtare Norvegjeze në Oslo, në një tempull mahnitës Indian, i krijuar nga firma Spacematters me qendër në Delhi.
Në imazhet e mëposhtme mund të shihni një përzgjedhje të këtyre arkitekturave të mrekullueshme.