6.1 C
Pristina
Sunday, January 17, 2021
Home KËSHILLA Çfarë të hani e të pini nëse keni pasur një helmim ushqimor

Çfarë të hani e të pini nëse keni pasur një helmim ushqimor

Simptomat e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo person

Disa përjetojnë spazma në stomak, kurse të tjerë të vjella dhe diarre. Marrje mendsh dhe dehidratim janë gjithashtu simptoma të helmimit ushqimor.

Çaj mente

Mentja është shumë efikase për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor pasi qetëson spazmat dhe dhimbjet. Për dhimbjet e stomakut, përgatisni një filxhan çaj me mente.

Uthull molle

Uthulla e mollës qetëson traktin gastrointestinal për shkak të natyrës së saj alkaline. Është perfekte për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave që shkaktojnë helmimin ushqimor.

Ujë

Diarreja është një nga efektet e helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi tenton të humbasë ujë dhe të dehidratohet. Pirja e ujit ndihmon trupin të hidratohet. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera dhe do të përshpejtojë shërimin.

Qymyr i aktivizuar

Për gazrat dhe substancat e padëshiruara që dëmtojnë trupin, qymyri i aktivizuar është i shkëlqyer për t’ju shpëtuar prej tyre.

Limon

Aciditeti i limonit vret bakteret e këqija duke përshpejtuar shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon, ujë dhe shtoni pak mjaltë. Mund të shtoni limon edhe në çajin tuaj me mente.

Mollët

Mollët kurojnë urthin dhe parandalojnë acidin refluks. Ato përmbajnë gjithashtu disa substanca që eliminojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që japin dhimbje stomaku.

Bananet

Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Gjithashtu ju ndihmojnë të merrni veten shpejt, shkruan Living.

Borzilok

Gjethet e borzilokut të kombinuara me pak mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet e fytit dhe stomakut. Do të ndjeni lehtësim brenda disa orësh.

Kumin

Farat e kuminit qetësojnë lëngjet e stomakut. Shtoni disa fara kumini në supën tuaj për t’u shëruar më shpejt.

Xhinxher

Xhinxheri është i njohur për efektin e tij kundra sëmundjeve të traktit tretës. Së bashku me një lugë mjaltë, është një trajtim efektiv për dhimbjen dhe trajtimin e inflamacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por ekzistojnë

Ka shumë vende në planetin tonë për të cilat shkenca nuk ka një shpjegim.Vende që duken magjike apo...

6 fakte shkencore në Kuran

Në përpjekje për të zbuluar qëllimin e jetës, shumë njerëz janë mbështetur tek religjioni.Kurani besohet se kishte zbritur...

Pse logot e markave të njohura vendosen në anën e majtë

Studiuesit sugjerojnë se i shikoni më shumë në logot e vendosura në anën e majtë të sendeve sesa në të djathtë.Kjo është...

10 rekorde të pabesueshme që mbahen nga Zvicra

Rekordet janë në fushën e shkencës, zbulimit, sportit, ushqimit dhe shumë rekorde të tjera interesante.1. Tuneli më i gjatë...

Recent Comments