Edhe sot në vendin tonë një ndër ceremonitë kryesore të dasmës llogaritet të jetë marrja e nusës në mënyrë të organizuar nga krushqit apo dasmorët. /InforCulture.info

Kjo traditë në të kaluarën është bërë në forma më arkaike, dasmorët kanë shkuar në shtëpinë e nusës me kuaj, qerre, dhe mjete të tjera transporti që janë përdorur në periudha të ndryshme të kohës.

Mirëpo tradita e shkuarjes së dasmorve në grup të organizuar, ndër shqiptarë që ka ekzistuar qysh në kohërat më të vjetra ekziston edhe sot. Kjo ceremoni dasmore sot aplikohet në të njejtën formë të organizuar të krushqëve mirëpo në shtëpinë e nusës shkohet me anë të veturave automobilistike. E kjo mënyrë posaqërisht në qytete filloi të aplikohet qysh në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Në videon që kemi sjellur në poshtë mund të shihni pamje të një darme të vitit 1984 në Prishtinë. Videoja është amatore,  mirëpo pamjet janë shumë nostalgjike pasiqë në video shihen edhe pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

Në video shihet se krushqëve sic është traditë ju prinë ‘bajraku’, ndërsa në fund të kolonës së veturave automobilistike është vetura apo sic quhet ‘’kerri i nusës’’që cdo herë është munduar të jetë sa më i zbukuruar. /InforCulture.info

Video: Youtube, Nehat Duraku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here