Categories: KËSHILLA

Nga patatet në çorape tek kompresat me uthull; Disa metoda të gjysheve për të ulur temperaturën

Kur temperatura e trupit rritet mbi normalen, pra 36,5 gradë, do të thotë se pacienti është i infektuar ose ka një çekuilibër në trup. Bakteret, viruset a mikroorganizma të tjerë, janë duke u përpjekur për të gjetur terren. Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë ftohja, gripi apo sëmundjet ngjitëse.


Ethet nuk janë në vetvete një sëmundje, por thjesht një simptomë se diçka po ndodh brenda trupit. Por në qoftë se temperatura është shumë e lartë, mund të përdorni disa produkte të thjeshta në kushtet e shtëpisë për t’a ulur, vetëm se në rastet e bebeve nën 3 muajshe  duhet të konsultoheni me mjekun.

Këto janë të gjitha mënyra të provuara që mund të ulin ethet e fëmijës suaj në disa minuta.

Patate në çorapet e fëmijës.

Lani një patate, qërojeni në feta dhe futeni brenda në çorapet e fëmijës dhe më pas vishjani.

Raki

Holloni një filxhan të vogël raki me një sasi të barabartë të ujit. Lagni një napë në këtë përzierje dhe e vendosni atë në këmbët e fëmijës për 5 minuta.

Një napë tjetër me lëng limoni mund t’ia vendosni fëmijës dhe në ball.

Vendosni këmbët në ujë me uthull dhe mbajini për rreth 10 minuta.
Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve; shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çaj për të ulur temperaturën.
Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta.

In For Culture

Recent Posts

Pamje interesante: ‘’Dyluftimet’’ e kuajve të egër (Video)

Përleshjet e kafshëve në botën e egër janë pothuajse shumë të zakonshme dhe jo pak…

6 hours ago

Konvertimi i Shqiptarëve në sllavë: serbë, malazezë e bullgarë

Nga: Adil Fetahu Në katër librat e Gent Ulqinit: “SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT, hulumtime nëpër burime…

7 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (2 – NJERIU VITRUVIAN) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

8 hours ago

SHKENCAT E DA VINÇIT DHE PROFECITË (1) – Nga S. Guraziu

“…aktiviteti intelektual, manuskriptet e tij janë dëshmi e punës së makinës më të fuqishme mendore…

8 hours ago

Ja si dukej pulla e parë postare shqiptare në vitin 1913(Foto)

Pulla e parë shqiptare u emëtua më 1 maj 1913. Ajo është një vulë e…

8 hours ago

Trungu i ullirit nga i cili besohet se janë mbledhur ullinj që nga koha ilire

Është e mundur që duart ilire dikur kanë mbledhur ullinj nga pema në Gjorm të…

9 hours ago