Të gjithë e njohim markën e njohur të veturave gjermane Mercedes. Prodhimet e veturave të kësaj marke janë shumë të njohura dhe luksoze. /InforCulture.info

Por a e keni ditur se si është dukur vetura e parë nga marka gjermane Mercedes?

Marka e veturave Mercedes-Benz është prej markave më të njohura në botë për kualitetin e veturave automobilistike. Dizajnet e veturave Mercedes janë ndër më të vecantat si për nga kualiteti, bukuria dhe rehatija në vozitjen e tyre. Mercedes është i shpërndarë pothuajse në tërë botën, dhe për shumë njerëz llogaritet si marka më e mirë e veturave.

Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijimi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorqagen, që e mori patentën në Janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Ëilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft.

Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler duke krijuar kompaninë Daimler-Benz. Përgjatë viteve 1930, Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, në makinë shumë popullore gjatë periudhës së Gjermanisë Naziste.

Adolf Hitleri njihet se ka drejtuar shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Otava, Ontario. Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Mercedes-Benz ëstë një nga markat më të mirënjohura të makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.

Këtu poshtë kemi sjellur fotografinë e veturës së parë Mercedes-Benz, model ky që do të mund të duket i paimagjinueshëm në krahasim me modelet e Mercedesit të kohës së sotme. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here