Andallajia (shkëmbimi). Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim. Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë, por me këmbim njerëzish. Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit, mjafton t’i shkëmbente, të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saj autoktone për të krijuar atje, “homogjenitetin etnik” grek.

Bëni LIKE faqen zyrtare në facebook

https://www.facebook.com/info.inforculture/
https://www.facebook.com/info.inforculture/

Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë Greqisë, në dëm të fqinjëve. Orekset shoviniste greke për çdo ditë shtoheshin, drejt gllabërimit të tokave të huaja. Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në brendësinë e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë. Kjo aventurë e çoi në Azinë e Vogël, e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese. Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit”e Greqisë. Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke. ”

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit, sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekët. Edhe në komisionin miks, të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit, u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”. Këtë fakt e pranojnë edhe vetëqeveritarët e Athinës. Përfaqësuesi grek, Kallamanos, në Konferencën e Lozanës deklaron se: “Qeveria e tij nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë. Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epirin. Në qoftëse ata janë të një besimi, nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie. “Sigurime”të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë, Kiçotaqi. Madje, edhe vet Venizelloja: “I kam telegrafuar Qeverisë sime, për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë, myslimanë të racës shqiptare, që nuk duhet të ngatërrohet me turqit përsa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”.

Realiteti praktik qëndron ndryshe. Të thënat me të bërat qëndrojnëshumë larg. Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve, qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet. Nën etiketën “turq” ata vendosin t’i largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri. Sa për shqiptarët e besimit të krishterë, mendonin t’i asimilonin fare lehtë, duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin. Në këtë mes, një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks. Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

Gjendja acarohej së tepërmi, kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini, dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit, duke dashur të fajësojnë Shqipërinë. Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.

Më 31 mars 1923, Konferenca e Ambasadorëve, e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi. Athina e tërheq përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana. Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë. Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll. Musa Demi, YmerCapari, XhevatMerushi, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin, burgosen.

Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale, terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”. Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatërrimtare për të shpërngulur njerëzit. Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia, duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastajetj. Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari, vëllai i Murat Gjikës 300, AgakoPronja 600etj., hajdutët pasi bënin gjithçka natën, të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutë.

Popullata e pafajshme, duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua. Ajo i dërgoi disa herë përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive. Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjithë gjendjen në Çamëri. Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve, ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj. Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar, turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit. U kërkua që zërin e Çamërisë t’ia transmetonte komisionit një dërgatë e përbërë nga TahirMetja, KadriSadushi, BidoDule, NeloHamitietj. Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë, pa i përfillur pasojat, jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim, por edhe shtypjen, padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke. Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse. Për shembull pyetjes: “Si shpjegohet që persona të ndryshëm janë deklaruar si turq?!Kësaj pyetjeje i përgjigjet KadriSadushi: “- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë. Një nga ata është edhe vëllai im, Shefiku. Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht”.

– Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!”Vështirë është ta merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal këtej, s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”.

Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman, por edhe ata të krishterët. Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima, nga fshati Ledhës. “-Ja ai është i krishterë-thotëTahirMetja-pyeteni i ç’kombësie është. ”Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek, Minai iu përgjigj shkurt: “-Jam shqiptar, nuk di grekçe.”

Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë, pezulloi shkëmbimin, por autoritetet greke vazhduan punën e tyre. Fshati Petrovicë u boshatis krejtësisht, Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80, Karbunari nga 300 në 120, Parga nga 300 në 40, Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjëetj. Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20, 000 banorë nga Çamëria.

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendësit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj. Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës. Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve, HasanKapoli, Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. Një protestë të tillë bënte edhe HusoIljasi, në emër të popullsisë së Pargës.

Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame. Duke i bërë jehonë një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës, gazeta “Dajti”, i kërkonte qeverisë demokratike: “…të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”.

Në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash seriozë duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesorë të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të Përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante: “Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike, vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike, kurse ai nuk mund të merret fare parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vetë fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës, e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmbimi. Qeveria shqiptare është e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht, një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike…”.

Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së F. Nolit, duke ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve. Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dyja vendeve. Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosferë të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar se: “Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”.

Sulejman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndaluar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme: “Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhra nga ajo ministri, që të varen nga autoritetet kufitare të jugut, që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”.

Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të Përgjithshëm, më 11 gusht 1924 thuhej se: “ …fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, për arsye se popullsia është autoktone, ajo flet vetëm shqip, se kultura turke është krejt e panjohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë…”. Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë. Megjithatë, në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10. 000 çamë. Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesorë. Në krye të delegacionit, F. Noli, vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj. Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera tha: “Shumica e shqiptarëve myslimanë të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë…”. Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesagerd’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet, gazeta “Bashkimi” shkruante: “… Autoritetet greke, përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë, sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke, gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme, nga sjelljet e këqija dhe persekutimet e autoriteteve greke. Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri… Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100. 000 frangash ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit, qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek, çamët e ndiejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar…”. Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek, që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar. Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit, terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje…”. Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll. Ja ç’shkruante gazeta “Dajti”: “Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju ipenvendpasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”.

Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.

Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet: “Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll. Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël, viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi… Mahagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.

Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë. Komisioni në fjalë do të qëndrojë vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë. Edhe së andejmi do të shqyrtojë origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje, në qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta, komisioni do të veprojë për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç), qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e andantit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjerëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”.

Sesioni i Lidhjes së Kombeve, që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontingjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll, kurse organizata e Gjenevës, jo vetëm që nuk e ndaloi, por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj. Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës. Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925. Por tashmë ai po merrte nuanca të reja. Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos, më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin, shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapshtë të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se; “…ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie…”. Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën, shtonin se me këto akte; “…kemi të drejtë të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyrojë të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i respekton, dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë”.

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët, këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Vitet e mëpastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika, strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944./Mapo.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here