Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë. 

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji. 

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam  Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here