6.1 C
Pristina
Wednesday, January 20, 2021
Home KËSHILLA Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë kur...

Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë kur nuk jeni në shtëpi disa javë

Ka qenë një periudhë e ngarkuar për të gjithë dhe shumë prej jush mezi presin të largohen nga shtëpia drejt detit, malit, fshatit etj. Por kudo që të shkoni, mendimi i shtëpisë bosh që lini mbrapa nuk largohet për asnjë moment nga mendja. Po ashtu edhe gjërat që keni në të.

Vazot me lule duhen ujitur, sepse vapa është e padurueshme edhe për to.

Si duhet të veproni që të kaloni pushime më të qeta?

Si fillim, i transferojmë vazot në nje vend të ballkonit apo verandës ku nuk bie dielli. Sa më pak diell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu. Para se të largohemi nga shtëpia është mirë që të bëjmë ujitjen e fundit.

Nëse pushimet tuaja do të zgjasin 7 deri në 10 ditë, disa nga alternativat që keni për të mbajtur bimët në lagështinë e duhur janë këto.

Edhe pse zgjidhja më e mirë është t’i lini çelësin e shtëpisë një njeriut tuaj të besuar.

Mbushni bidona plastikë dhe mbyllni kapakun e tyre lirshëm ose hapni disa vrima në të. Më pas vendosini bidonat të kthyer për mbrapsht në brendësi të vazos.

Mund të merrni në dyqan edhe një xhel apostafat, që ruan gjatë lagështinë e dheut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk

ANA TJETËR E TË SHIKUARIT /PASKTHIMNë monografinë të tij ‘’Shqiptarët në Perandorinë Osmane’’ studiuesi Nexhip P. Alpan...

Kështjella dardane shumë shtresore e Gërqinës së Gjakovës

Shkruan; Haxhi MEHMETAJKështjella thirret më fjalën e vjetër shqipe Gjytet dhe për herë të parë është identifikuar...

Fotografi të rralla: Gjakova gjatë luftës së dytë botërore, viti 1941

Fotografit jan bërë nga Ottorino Murari dhe gjindën në arkiv të Alberto Castaldini-tNga libri "Palaver: Vita quotidiana in Kosovo: diario fotografico...

Milan Sufflay për kufijtë e shqiptarëve në Mesjetë: Mali i Zi, fëmijë i llastuar i Shqipërisë

Etnosi i shqiptarëve është i një lashtësie të madhe dhe me këmbëngulje (vitale) në Ballkan. Për më shumë se njëmijë vjet e...

Recent Comments