Evolucioni i teknologjisë së orëve vazhdon edhe sot, ndërsa shkenca që merret me matjen e kohës quhet horologji.Ora është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, për shkak të nevojës së vazhdueshme për matjen e intervaleve kohore si dita, muaji hënor dhe viti.

Disa nga llojet e orëve

Ora e ujit

Në kohët e lashta, pajisja më e mirë për matjen e kohës ishte klepsidra ose ora e ujit, e cila e maste kohën nga pikimet e rregullta të ujit në një grykë të ngushtë. Teksa uji mblidhej poshtë dhe masa e tij rritej, një tregues shënonte orët. Orët më të mira të ujit ishin mjaft të përpunuara, por të pakta në numër dhe të brishta. Ato nuk mund të tregonin më shumë se 60 minuta.

Ora diellore

Kur dielli shndrit dhe ndryshon pozicionin e tij në qiell gjatë ditës, ai pasqyron rrotullimin e Tokës. Hija e një objekti të qëndrueshëm lëvizte në të njëjtin ritëm dhe u përdor në lashtësi për të matur kohën. Orët diellore u përdorën deri në Mesjetë, por kishin mangësinë që nuk tregonin kohën gjatë natës.

Ora astronomike

Kjo orë tregonte kohën e ditës duke përfshirë lëvizjet e të gjithë planetëve të njohur, një kalendar festash, si dhe një parashikues eklipsesh.

Ora mekanike

Në Mesjetë u shpik ora mekanike në Europë. Rregullimi i mirë i ingranazheve dhe rrotës së dhëmbëzuar u krijuan në mënyrë të tillë që të lëviznin nga pesha që ndikohej prej forcës së gravitetit. Orët mekanike të Mesjetës ishin më pak delikate sesa orët e ujit dhe kërkonin më pak mirëmbajtje.

Ato u përhapën në kisha dhe manastire dhe përdoreshin për të treguar se kur duhej të binin kambanat për të lajmëruar lutjet e rregullta ose pjesëmarrjen në kishë. Vetë fjala orë vjen prej fjalës Frenchcloche që ka kuptimin kambanë.

Orët e para mekanike shënonin vetëm një orë dhe tingëllonin çdo çerekore. Megjithatë, edhe orët më të mira kishin një mundësi pasaktësie 30 minuta në ditë.

Asnjë orë nuk mund të maste intervale të shkurtra kohore me saktësi apo ta tregonte kohën me minuta, deri në vitin 1656. Në mënyrë që fusha të tjera të shkencës si fizika dhe kimia të përparonin, si në lashtësi ashtu edhe në Mesjetë ishte e nevojshme saktësia e orës.

Ora me sustë

Kjo orë u shfaq gjatë shekullit 15, pavarësisht se merita për krijimin e saj i jepet shpesh orëbërësit të Nurembergut, Peter Henlein, rreth vitit 1511. Ora me sustë i vuri orëbërësit përpara një problemi të ri: si t’ia bënin që të vazhdonte lëvizja e orës edhe kur susta kishte rënë poshtë. Kjo çoi në shpikjen e fuzës, një mekanizëm në formë koni rreth së cilës rrotullohej susta. Orët e hershme nuk i tregonin minutat dhe sekondat. Në një dorëshkrim të vitit 1475 shfaqeshin projektet e orës ku llogariteshin minutat. Gjatë shekullit 15 në Gjermani u shpikën disa orë me minuta, por gjithsesi të pasakta.

Ora me lavjerrës

Shpikja e orës me lavjerrës filloi me Galileon, i cili pati disa ide në lidhje me lëvizjen e përsëritur të një objekti që lëkundet. Megjithatë, Kristian Hugens (Christiaan Huygens) cilësohet si shpikësi i kësaj ore. Ai përcaktoi përfundimisht formulën matematike që lidhte gjatësinë e lavjerrësit me kohë, kjo ishte 99.38 cm për një sekondë. Modeli i parë i orës me lavjerrës u ndërtua në vitin 1657 në Hagë dhe me kalimin e viteve modeli u përmirësua.

Ora elektrike

Aleksandër Bain, një orëbërës skocez mori patentën për orën elektrike në vitin 1840. Ora elektrike kishte një motor elektrik ose një elektro-magnet. Një vit më vonë, ai mori patentën e parë për lavjerrësin elektromagnetik. Orë të tilla filluan të përdoreshin kudo, në shkolla, fabrika, zyra, stacione treni dhe ndërtesa qeveritare.

Ora dixhitale

Orët dixhitale janë orët moderne që bëjnë një shfaqje numerike të kohës. Këto përdorin dy shifra për tregimin e orës dhe minutave, mund të jenë në formatin 24 ose 12 orë. Shumica e orëve dixhitale përdorin mekanizëm elektronik dhe funksionojnë zakonisht me bateri.

Ora atomike

Një orë atomike përdor një frekuencë elektronike të pjesës së mikrovalëve, optike dhe ultravjollcë të spektrit elektromagnetik të atomeve, si një frekuencë standarde për matjen e kohës. Orët atomike janë orët më të sakta që mund të gjenden dhe përdoren kudo si për transmetimet televizive ashtu edhe për sistemet globale të navigimit satelitor.

Ora me fjalë

Ekzistojnë edhe orët të cilat në vend të shfaqjes së pamjes së numrave, e shkruajnë kohën e ditës. Këto lloj orësh mund të instalohen në kompjuter.

Si funksionojnë orët?

Shpikja e orëve mekanike në shekullin e 13 nxiti një ndryshim në metodat e matjes së kohës që nga ora diellore, tek ajo e ujit, te lavjerrësit dhe tek orët me kuarc kristali që kishin më shumë fuqi për të qenë të sakta. Pavarësisht se metodat variojnë, të gjitha orët moderne si mekanike, dixhitale dhe atomike punojnë me pjesë të ngjashme.

Ato konsistojnë në një objekt që përsërit të njëjtën lëvizje vazhdimisht, një oscilator, me një interval përsëritës që krijon rrahjen. Ngjitur me oscilatorin është një pajisje kontrolluese, e cila mirëmban lëvizjen e oscilatorit duke rigjeneruar energjinë që ai humbet gjatë fërkimit dhe e zëvendëson punën e vazhdueshme të oscilatorit në pulse.

Më pas pulset numërohen nga një lloj numëruesi dhe sasia e numërimeve konvertohet në njësi, zakonisht sekonda, minuta dhe orë. Në fund një lloj rezultati i mekanizmit shfaqet i kuptueshëm për njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here