Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër.

Më poshtë mund të mësoni vlerat e mëdha të shalqinit :

Shëndeti i zemrës

Shalqini është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët, të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e  lëkurës

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më shumë energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here