Për grupet e ujqëve mbrojtja e të vegjëlve të tyre është një mision jetik për zhvillimin e sukesshëm të grupit të tyre. /InforCulture.info

Ujqit edhe pse njihen si ndër kafshët me grabitqare në planet,  edhe ata dhe të vegjlit e tyre rrezikohen nga kafshët e tjera. Zakonisht të vegjlit e një grupi ose llave ujqish sulmohet në shumicën e rasteve kur pjesa më e madhe e grupit janë në kërkim të gjahut të tyre. Në këto raste caktohen disa ulkonja të reja që kanë për detyrë të kujdesen për këlyshqit e vegjël.

Cenimi kryesor për të vegjlit e ujqëve janë arinjët dhe kafshët e tjera më të mëdha mishëngrënëse. Mirëpo ka edhe raste kur për shkak të rivalitetit, ata sulmohen edhe nga ujqit tjerë të ndonjë llave tjetër rivale.

Një rast të tillë, kur të vegjlit e një grupi ujqish sulmohen nga një ulkonjë e një grupi tjetër ujqish rival, mund ta shihni në këtë video të postuar më poshtë. Ulkonjat kujdestare e bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e të vegjëlve të tyre, ndërsa ulkonja kundërshtare insiston të arrijë tek strofka e tyre, mirëpo pa sukses. /InforCulture.info

Video: YouTube, Nature on PBS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here